Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke realizuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në ring.
Sadiku triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj boksieres greke Sofia Legaki, me rezultat të pastër 5:0, duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.
Megjithatë, synimi i boksieres kosovare tashmë është medalja e artë. Sadiku do të ngjitet sërish në ring nesër, ku në finale do të përballet me serben Kristina Kuluhova.
Donjeta Sadiku tashmë ka siguruar një medalje për Kosovën në Taranto, por do të kërkojë që aventurën e saj në Lojërat Mesdhetare ta përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme – me medaljen e artë.












