Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

29/08/2026 - 22:31
në ShowBiz
A A
Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, raportohet se janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajaziti, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkohë nga ana tjetër një dokument i administruar në dosje flet për një informacion të përcjellë nga Komisariati i Policisë Lushnjë, i cili konfirmon se Pajaziti dhe Haxhiu, kanë bashkëjetuar së bashku gjatë kohës kur ky I fundit ishte në kërkim.

Këtë informacion komisariati e ka marrë gjatë pyetjes së babait të Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, të cilët kanë deklaruar se Laerti gjatë kohës që ishte në kërkim ka bashkëjetuar në Shqipëri dhe Greqi me modelen.

Kontrata noteriale është arritur të sigurohet nga gazetari Elton Qyno, e cila në dukje është një dokument i lidhur me vullnetin e dy palëve dhe është quajtur “Marrëveshje bashkëjetese”.

Kjo marrëveshje bashkëjetese është lidhur në 6 Tetor 2025 pranë noterit publik, Bledar Zake në Korçë dhe fillimisht është dorëzuar nga avokati në drejtorinë e burgut të Drenovës dhe më pas kjo drejtori ja ka përcjellë zyrtarisht prokurorisë së Korçës.

Rezulton se marrëveshja mes Pajazitit dhe Haxhiut, është bërë fiks pas 3 muaj e 25 ditë, kur Pajaziti hyri në 12 qershor 2025 në ambjentet e burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim special me të dënuarit me burg përjetë. Ndërkohë që dokumenti noterial mban datën 6 Tetor 2025.

Marrëveshja e bashkëjetesës është bërë në një kohë kur prokuroria e Korçës, kishte nisur hetimet penale për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Në dokument thuhet se të dyja palët Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, deklarojnë se:

”…kanë nisur bashkëjetesën dhe bashkëjetojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme si çift, duke ndarë së bashku të mirat dhe vështirësitë e jetës lidhim këtë kontratë në përputhje me Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Palët lidhin këtë marrëveshje për të rregulluar pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa e tyre…”.
Më tej në dokument nënvizohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve gjatë bashkëjetesës, duke rregulluar çështjet që lidhen me administrimin e pasurive, detyrimet financiare të përbashkëta dhe kujdesin, përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve që mund të lindin nga kjo bashkëjetesë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurat për përfundimin e bashkëjetesës.
…kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mbetet e vlefshme për aq kohë sa palët vazhdojnë marrëdhënien e bashkëjetesës, përveç rasteve të ndërprerjes me marrëveshje të përbashkët ose sipas vendimit…”

Kontrata e bashkëjetesës ka dhe një dispozitë të veçantë për administrimin e pasurive, ku thuhet se:

“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.

Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.

Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor, ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”.

JU REKOMANDOJMË

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit
29/08/2026 - 20:09

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të ditëve të fundit në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kishin nisur ta pyesnin vazhdimisht për...

Më shumëDetails

Getoar Selimi publikon foto me vajzën!

Getoar Selimi publikon foto me vajzën!
29/08/2026 - 19:20

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në instagram, shkruan IndeksOnline. Si rrallëherë, artisti ka publikuar një fotografi me vajzën e...

Më shumëDetails

“Mentaliteti shekuj mbrapa”, Tayna me reagim pas protestës kunder vrasjes së grave

“Mentaliteti shekuj mbrapa”, Tayna me reagim pas protestës kunder vrasjes së grave
29/08/2026 - 18:03

Ngjarja e rëndë e kësaj jave, ku mbeti e vrarë 25-vjeçarja Jetlira Foniqi e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, ka tronditur thellësisht opinionin publik. Dhimbja...

Më shumëDetails

Santiana Maloku me bikini pozon, me linjat e trupit “tymë” rrjetet sociale i bën

Santiana Maloku me bikini pozon, me linjat e trupit “tymë” rrjetet sociale i bën
29/08/2026 - 16:41

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku i ka dhënë vetës pak ditë pushimi. Pak më paë ajo ka publikuar disa foto me bikini ku dhe...

Më shumëDetails

Plas skandali mes Jozit dhe Edi Kuçit? TikToku “shpërthen”, pretendohet për përleshje fizike dhe qarkullon versioni se këngëtari e ka rrahur

Plas skandali mes Jozit dhe Edi Kuçit? TikToku “shpërthen”, pretendohet për përleshje fizike dhe qarkullon versioni se këngëtari e ka rrahur
29/08/2026 - 16:38

Një përplasje e mundshme mes Joz Markut dhe Edi Kuçit ka ndezur rrjetet sociale, me TikTok-un që gjatë gjithë ditës së djeshme është mbushur me pretendime se mes...

Më shumëDetails

Olsa Muhameti zbulon detaje për BBVK 5: Ruhuni! Deri tani kemi 25 personazhe

Olsa Muhameti zbulon detaje për BBVK 5: Ruhuni! Deri tani kemi 25 personazhe
28/08/2026 - 21:43

Producentja e Big Brother VIP Kosova 5, Olsa Muhameti, ka ndarë detaje të reja për sezonin e ardhshëm të BBVK në “Prive Summer” në Klan Kosova. Ajo ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë