Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Matoshi: Gjashtë deputetët e LDK-së s’pranojnë nënshtrim, nuk duan të shndërrohen në vegla qorre të pushtetit

03/09/2026 - 10:47
në Lajme
A A
Matoshi: Gjashtë deputetët e LDK-së s’pranojnë nënshtrim, nuk duan të shndërrohen në vegla qorre të pushtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Marrëveshja LDK-LDK për presidentin u arrit, por jo edhe numrat që Bekim Sejdiu, kandidati i përbashkët i dy partive, të votohet si i pari i shtetit.

Kjo pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë kundërshtuar marrëveshjen dhe kanë deklaruar se nuk kanë votë pro Sejdiut e as nuk ia bëjnë kuorumin.

Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Armend Zemajn, Arben Gashin, Kujtim Shalën e Janina Ymerin, për të cilët Abdixhiku ka thënë se po e dërgojnë vendin në zgjedhje.

Ndërsa, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se këta gjashtë deputetë nuk duan të shndërrohen në vegla qorre të pushtetit dhe s’duan të nënshtrohen.

“Gjashtë deputetët që i thanë Jo Albin Kurtit janë LDK, lideri i të cilës zotëri Abdixhku po i blen kohën Kurtit dhe po kërkon me shpëtu kryet e vet në politikë!? Pra, gjashtë deputetët po i akuzon më ashpër lideri i tyre se ai i VV-së!? E ata veç nuk po duan me u shndërru në vegla qorre të pushtetit, pra nuk po e pranojnë nënshtrimin”, ka thënë ai.

Sipas Matoshit, Kurti nuk do institucione dhe ka qëllim që ta ndërrojë Kushtetutën e ta shpallë Republikën e Tretë.

“Kurti nuk ka dashur as nuk po do institucione të qëndrueshme sepse i rri mbi krye zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit; Njëherësh ai po përpiqet me konsumu sa më shumë nga mandati i Presidentit Donald Trump dhe me këtë hov po mësynë me e shpartallu opozitën në vend, për të hapur rrugë për ndërrimin e Kushtetutës me arbitraritet, me pretendimin për ta shpallë Republikën e Tretë. Media dhe shoqëria civile e bota (e shurdhër?) akademike duhet të kërkojnë përgjigjen nëse Kurti ka gjetur garantues të aventurës së tij. Apo është kjo rruga e shpërbërjes së shtetit kosovar!?”, ka deklaruar Halil Matoshi.

JU REKOMANDOJMË

Pa patent shofer dhe i dehur voziti në kahun e kundërt, aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksidentin fatal

Pa patent shofer dhe i dehur voziti në kahun e kundërt, aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksidentin fatal
03/09/2026 - 11:40

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të...

Më shumëDetails

Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën

Gruda nga foltorja e Kuvendit kërkon konstituimin e Kuvendit: Vetëvendosje nuk po respekton Kushtetutën
03/09/2026 - 11:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se vitin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje, që nuk e kishte shumicën për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, “vinte dhe...

Më shumëDetails

Gruda nga foltorja e Kuvendit kërkon konstituimin e Kuvendit: Vetëvendosje nuk po respekton Kushtetutën

Gruda nga foltorja e Kuvendit kërkon konstituimin e Kuvendit: Vetëvendosje nuk po respekton Kushtetutën
03/09/2026 - 11:17

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka mbajtur të mërkurën një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, ku ka kërkuar që të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit....

Më shumëDetails

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
03/09/2026 - 11:02

Moti i keq dhe stuhia që kanë përfshirë Shkupin kanë detyruar një avion të kompanisë zvicerane Edelweiss të devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,...

Më shumëDetails

Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”

Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”
03/09/2026 - 10:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por se ajo...

Më shumëDetails

Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës

Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës
03/09/2026 - 10:24

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë