Kjo pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë kundërshtuar marrëveshjen dhe kanë deklaruar se nuk kanë votë pro Sejdiut e as nuk ia bëjnë kuorumin.
Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Armend Zemajn, Arben Gashin, Kujtim Shalën e Janina Ymerin, për të cilët Abdixhiku ka thënë se po e dërgojnë vendin në zgjedhje.
Ndërsa, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se këta gjashtë deputetë nuk duan të shndërrohen në vegla qorre të pushtetit dhe s’duan të nënshtrohen.
“Gjashtë deputetët që i thanë Jo Albin Kurtit janë LDK, lideri i të cilës zotëri Abdixhku po i blen kohën Kurtit dhe po kërkon me shpëtu kryet e vet në politikë!? Pra, gjashtë deputetët po i akuzon më ashpër lideri i tyre se ai i VV-së!? E ata veç nuk po duan me u shndërru në vegla qorre të pushtetit, pra nuk po e pranojnë nënshtrimin”, ka thënë ai.
Sipas Matoshit, Kurti nuk do institucione dhe ka qëllim që ta ndërrojë Kushtetutën e ta shpallë Republikën e Tretë.
“Kurti nuk ka dashur as nuk po do institucione të qëndrueshme sepse i rri mbi krye zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit; Njëherësh ai po përpiqet me konsumu sa më shumë nga mandati i Presidentit Donald Trump dhe me këtë hov po mësynë me e shpartallu opozitën në vend, për të hapur rrugë për ndërrimin e Kushtetutës me arbitraritet, me pretendimin për ta shpallë Republikën e Tretë. Media dhe shoqëria civile e bota (e shurdhër?) akademike duhet të kërkojnë përgjigjen nëse Kurti ka gjetur garantues të aventurës së tij. Apo është kjo rruga e shpërbërjes së shtetit kosovar!?”, ka deklaruar Halil Matoshi.













