Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk po mbushemi mend. Fare!

05/09/2026 - 10:42
në Opinione
A A
Nuk po mbushemi mend. Fare!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Shkruan: Blerim Shala

Sjellje në rreth. Nuk e di cila ditë është. Të duket që këtë lajm e ke dëgjuar tashmë. Mendon që diçka nuk është në rregull me ty. Nuk ta merr mendja që e gjithë shoqëria ka dalë prej binarëve. Apo, ty të duket ashtu. Që as me të tjerët nuk është puna mirë.

Kështu disi mund të përshkruhet çka kemi përjetuar gjatë kësaj vere, me zhegun thuaja të përditshëm, dhe me njoftimet e këqija të cilat i qepeshin njeri-tjetrit.

Kështu, sa merrnim vesh që ka ndodhë një vrasje e rëndë, e cila na dëftonte një tragjedi tjetër familjare, nuk vononte shumë dhe shënohej një tjetër vdekje e dhunshme.

Pastaj, sa mendonim që jeta do të vazhdojë tutje me lajme më të mira, na goditnin rrëfimet për aksidente trafiku me fatalitet (si thuhet në fjalorin e Policisë së Kosovës), ku sërish tronditeshim kur kuptonim moshën e atyre që vdiqën.

Tragjedi pas tragjedie.

Dikush mund të thotë, si në çdo stinë verore.

Nuk po mbushemi mend. Fare.

E pastaj i vjen rendi tregimit politik në vend.

Edhe këtu thuaja çdo ditë në javët e shkuara na ka ndodhur që t’i dëgjojmë (dhe lexojmë) të njëjta lajme. Po vazhdojnë takimet për marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Marrëveshja u arrit, por ajo nuk po del që është marrëveshje e mirëfilltë, sepse ende mungojnë numrat për të proceduar me votimin për Presidentin e ri.

Deputetët opozitarë po tubohen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kërkesat i kanë të njëjta.

Nuk dihet kur do të ndodhë konstituimi i kësaj legjislature (të njëmbëdhjetës), kur do të betohet Qeveria e re dhe a do ta kemi Presidentin.

Nuk dihet a do të hymë në një periudhë të stabilitetit politik, apo edhe një herë do të kemi zgjedhje të parakohshme. Në vjeshtën e vonë apo në dimrin e hershëm.

Kështu pra, po ndodhë, në këtë mënyrë, përzierja e rasteve tragjike individuale, të cilat objektivisht, na prekin të gjithëve, me këtë situatën e amullisë politike, që pos që na godet, në një mënyrë apo tjetër (sërish) të gjithëve, e rritë dëshpërimin politik që edhe një herë të kthen tek ai konstatimi i më parmë që ishte reflektim i atyre lajmeve të rënda që na sjellin në rreth: Nuk po mbushemi mend. Fare.

Diku pas disa viteve, ndoshta edhe më parë (le të shpresojmë), kur do t’i kthehemi, nga një distancë kohore, kësaj situate rraskapitëse politike në Kosovë, e cila njeh tri palë zgjedhje të përgjithshme dhe përpjekje vazhdimisht dështuese për ta bërë Kosovën me pushtet qendror, do të qeshim me vetveten. Do ta pyesim njëri-tjetrit si na bëri vaki e tëra dhe a ishim të dehur a çka patëm që u sollëm në këtë mënyrë, krejtësisht të papërgjegjshme, tej mase të dëmshme, assesi të kuptueshme dhe të shpjegueshme.

Por kjo kryefjala e fundit do të ketë kuptim (natyrisht), vetëm nëse në javët e ardhshme të shtatorit, do të ndodhë diçka që është fare normale në politikë (madje edhe tek ne ka qenë diçka e tillë), por që tek ne ka marrë format e një mrekullie të largët.

Pra, që të bëhemi me pushtet qendror, me Kuvend, me Qeveri dhe me President.

Diçka që mund të bëhet lehtë. Por që për ne, prej dimrit të vitit të kaluar, është fare e largët.

Të thuash, është ëndërr.

Dikur, ëndrrat i kishim të mëdha, kapitale.

Të çliroheshim. Ta jetonim lirinë. Pastaj, të bëheshim shtet të pavarur. Kur u bëmë shtet, ia mësymë, me shumë ëndrra por jo edhe aq punë, të hymë në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian.

Punë që mund të bëhet. Natyrisht.

Por ja që në këtë verën e këtij viti, ëndrrat i kemi fare modeste: Të zgjohemi një ditë dhe t’i themi njeri-tjetrit, mori fund ky ankth, u bëmë me pushtet qendror. Dhe nuk do të kemi zgjedhje sivjet.

Kaq.

JU REKOMANDOJMË

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!
03/09/2026 - 12:11

Shkruan: Ag Apolloni Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim! Deri tash e kemi lejuar radikalizimin, prandaj gjithçka ka shkuar mbrapshtë. Tash e tutje duhet të...

Më shumëDetails

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • “Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Qeveria Kurti heq përcaktimin e çmimit, naftëtarët e mirëpresin këtë vendim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë