Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja

06/09/2026 - 10:41
në Lajme
A A
Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.Kosova po rrezikon të hyjë në një periudhë të re të bllokadës institucionale në mungesë të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

Në rast se nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për çështjen e shefit të shtetit, nga 5 tetori vendi mbetet edhe pa president.Njohës të fushës thonë se në këtë situatë partitë politike duhet të vendosin sa më shpejt, nëse nuk arrijnë marrëveshje, t’i shpallin zgjedhjet e reja.

Ata paralajmërojnë se një situatë ku Kosova mbetet pa president, do të sillte pasoja politike dhe institucionale për vendin.“Kjo zgjedhje e këtij presidentit duhet të bëhet para datës 4-5 tetor. Në rast se nuk ndodh kjo, kjo është situatë e paprecedent, e rrezikshme sepse cenon sigurinë kombëtare të Kosovës. Për herë të parë ndodhë që një shtet në Bashkimin Evropian të funksionojë pa asnjë titullar….”, ka thënë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

Njohësit e fushës thonë se partitë politike nuk duhet të lejojnë që të kalohet më shumë kohë pa institucione funksionale.“Kur ky debat të shterrohet Kosova le të shkoj në zgjedhje dhe u.d e presidentes të caktoj një datë sa më shpejt për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë që deri para datës 5 tetor ta kemi një Kuvend të ri, qeveri të re dhe një president që është legjitim dhe legal që votohet nga Kuvendi i Kosovës. Në këso rrethana pas datës 5 tetor ne shkojmë në anarki kushtetuese, nuk do të ketë as kush ti thërras partitë për konsensus”, ka thënë Naim Jakaj, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi
Zvarritja e formimit të institucioneve i ka humbur Kosovës dhjetëra miliona euro nga Plani i Rritjes, derisa ngërçi politik vlerësohet se do ta dëmtojë edhe më shumë vendin.“Ndërkohë pasojat do të jenë të rënda, siç e përmenda. Financat nga plani i rritjes, financat nga plani i brendshëm, çështjet që lidhen me diplomacinë, shërbimin e jashtëm, me lobimin e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Jakaj.
Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 6 vota për ta zgjedhur presidentin e ri. Partia Demokratike, Aleanca e 6 deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do të ofrojnë kontribut në këtë drejtim./RTK/

JU REKOMANDOJMË

“Liri për Çlirimtarët” sot shfaqet në Times Square

“Liri për Çlirimtarët” sot shfaqet në Times Square
06/09/2026 - 11:16

Mesazhi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së do të shfaqet të hënën në Times Square në Manhattan të New York.Billbordi i realizuar nga Shpend Gjocaj, me mesazhin “Liri...

Më shumëDetails

Sot nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë

Sot nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë
06/09/2026 - 10:56

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 6 shtator, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza: Më 12 shtator, të gjithë njëzëri për çlirimtarët

Shkurte Fejza: Më 12 shtator, të gjithë njëzëri për çlirimtarët
06/09/2026 - 10:21

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.Përmes një...

Më shumëDetails

11 migrantë në veturë, policia arreston të dyshuarin për kontrabandim

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
06/09/2026 - 10:09

Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi është ndaluar duke drejtuar një automjet në të cilin ndodheshin 11 migrantë. Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës

Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës
06/09/2026 - 09:49

Aleanca nuk do të hyjë në qeverisje me Albin Kurtin, ndërsa gjashtë kushtet e vendosura nga kjo parti për tejkalimin e situatës politike janë, sipas deputetes së Aleancës,...

Më shumëDetails

Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje

Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje
06/09/2026 - 09:34

Më 9 shtator, kryesuesi Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për këto dhe shumë tema tjera të aktualitetit politik në vend,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Të shtëna pas sherrit në diskotekën “LIT” në Prishtinë – 23-vjeçari qëllohet katër herë, ky është i dyshuari që po kërkohet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Labi i reagon ashpër Jozit pasi ky i fundit ia rrahu shokun

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë