Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja

06/09/2026 - 10:41
në Lajme
A A
Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.Kosova po rrezikon të hyjë në një periudhë të re të bllokadës institucionale në mungesë të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

Në rast se nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për çështjen e shefit të shtetit, nga 5 tetori vendi mbetet edhe pa president.Njohës të fushës thonë se në këtë situatë partitë politike duhet të vendosin sa më shpejt, nëse nuk arrijnë marrëveshje, t’i shpallin zgjedhjet e reja.

Ata paralajmërojnë se një situatë ku Kosova mbetet pa president, do të sillte pasoja politike dhe institucionale për vendin.“Kjo zgjedhje e këtij presidentit duhet të bëhet para datës 4-5 tetor. Në rast se nuk ndodh kjo, kjo është situatë e paprecedent, e rrezikshme sepse cenon sigurinë kombëtare të Kosovës. Për herë të parë ndodhë që një shtet në Bashkimin Evropian të funksionojë pa asnjë titullar….”, ka thënë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

Njohësit e fushës thonë se partitë politike nuk duhet të lejojnë që të kalohet më shumë kohë pa institucione funksionale.“Kur ky debat të shterrohet Kosova le të shkoj në zgjedhje dhe u.d e presidentes të caktoj një datë sa më shpejt për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë që deri para datës 5 tetor ta kemi një Kuvend të ri, qeveri të re dhe një president që është legjitim dhe legal që votohet nga Kuvendi i Kosovës. Në këso rrethana pas datës 5 tetor ne shkojmë në anarki kushtetuese, nuk do të ketë as kush ti thërras partitë për konsensus”, ka thënë Naim Jakaj, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi
Zvarritja e formimit të institucioneve i ka humbur Kosovës dhjetëra miliona euro nga Plani i Rritjes, derisa ngërçi politik vlerësohet se do ta dëmtojë edhe më shumë vendin.“Ndërkohë pasojat do të jenë të rënda, siç e përmenda. Financat nga plani i rritjes, financat nga plani i brendshëm, çështjet që lidhen me diplomacinë, shërbimin e jashtëm, me lobimin e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Jakaj.
Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 6 vota për ta zgjedhur presidentin e ri. Partia Demokratike, Aleanca e 6 deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do të ofrojnë kontribut në këtë drejtim./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Ja kur niset Jakup Krasniqi për në Hagë

Ja kur niset Jakup Krasniqi për në Hagë
20/11/2026 - 23:02

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës disaditore për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes. Krasniqi do të niset nga...

Më shumëDetails

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen
20/11/2026 - 22:05

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin e një kredie dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Burri i Albulena Haxhiut godet PDK-në: Rrjeti kriminal i Përparim Ramës ua ka kapur edhe partinë

Burri i Albulena Haxhiut godet PDK-në: Rrjeti kriminal i Përparim Ramës ua ka kapur edhe partinë
20/11/2026 - 21:22

Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se bashkëpunëtorë të asaj që ai e quan “rrjet...

Më shumëDetails

Tenderi 260 mijë eurosh në Fushë Kosovë nën dyshime, OSHP zbulon standarde të dyfishta në vlerësimin e ofertave

Tenderi 260 mijë eurosh në Fushë Kosovë nën dyshime, OSHP zbulon standarde të dyfishta në vlerësimin e ofertave
20/11/2026 - 20:49

Komuna e Fushë Kosovës dyshohet se ka zbatuar standarde të dyfishta gjatë vlerësimit të ofertave për tenderin 260 mijë eurosh për vendosjen e ndriçimit publik në qytet dhe...

Më shumëDetails

Alarmon eksperti i sigurisë: Policia s’kanë goma dimërore, por kërkojnë zbatimin e ligjit

Alarmon eksperti i sigurisë: Policia s’kanë goma dimërore, por kërkojnë zbatimin e ligjit
20/11/2026 - 20:35

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave dimërore për veturat e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar të papranueshme që një institucion që kërkon nga...

Më shumëDetails

Kurti i dërgon mesazh të fortë Zelenskyt: Njiheni Kosovën, Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

Kurti i dërgon mesazh të fortë Zelenskyt: Njiheni Kosovën, Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë
20/11/2026 - 20:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se një vendim i tillë do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia dhe AKI me aksion të madh në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë e para

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë