Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

08/09/2026 - 22:01
në Lajme
A A
“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se, sipas vlerësimit të kësaj partie, mandatet e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës janë “djegur”, për shkak të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi ka thënë se seanca konstituive është dashur të mbahej brenda afateve të përcaktuara kushtetuese dhe se, sipas tij, mosrespektimi i këtyre afateve përbën shkelje të Kushtetutës.

“Qytetari i Kosovës duhet me e ditë që mandatet e deputetëve janë djegur. Kushtetuta nuk është diçka që e përdor kur të vyn”, deklaroi Arifi.

Sipas tij, shkelja e parë ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së seancës brenda afatit të përcaktuar, ndërsa si shkelje të dytë ai e konsideroi shtyrjen e mëtejshme të seancës.

Arifi tha se pikërisht ky qëndrim ka ndikuar në vendimin e Aleancës për të mos marrë pjesë në seancën e ardhshme konstituive.

“Me kalu nesër sikur nuk ndodh asgjë, më duket që do të ishte një mesazh shumë i gabuar. Aleanca, me fuqinë parlamentare që e ka, është një akt i shprehjes së konsideratës për moslegjitimimin e vendimeve të tilla”, tha ai.

Megjithatë, Arifi theksoi se mungesa e deputetëve të Aleancës nuk pritet ta bllokojë zhvillimin e seancës, duke e cilësuar vendimin si një veprim simbolik dhe politik.

I pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmerrte Aleanca nëse do të kishte më shumë fuqi parlamentare, Arifi tha se reagimi do të ishte më i fuqishëm.

“Nuk mund të flas në situatë hipotetike, por gjithsesi që sikur Aleanca ta kishte fuqinë më të madhe parlamentare, edhe veprimet natyrisht që do të ishin shumë më të fuqishme”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Musa: Dy aktgjykime e kanë vërtetuar që UÇK s’ka hierarki – ata në Hagë s’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikë

Musa: Dy aktgjykime e kanë vërtetuar që UÇK s’ka hierarki – ata në Hagë s’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikë
08/09/2026 - 22:53

Avokati Skënder Musa, duke folur në Pressing në T7 për 16 shtatorin, tha se Kosova i ka dy aktgjykime që kanë vërtetu se që UÇK nuk ka hierarki....

Më shumëDetails

Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
08/09/2026 - 22:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se cfarëdo vendimi që merret pas konstituimit të Kuvendit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, edhe nëse Kuvendi arrin...

Më shumëDetails

Musliu mesazh Kurtit: Harroje që e frikëson PDK-në duke i çuar zgjedhjet në dhjetor

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
08/09/2026 - 22:24

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se partia e saj është e gatshme të përballet me zgjedhjet, pavarësisht se kur mund të mbahen ato....

Më shumëDetails

Lutfi Haziri zbulon emra të tjerë: Harry Bajraktari ka qenë i propozuar për president

Lutfi Haziri zbulon emra të tjerë: Harry Bajraktari ka qenë i propozuar për president
08/09/2026 - 22:15

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka zbuluar një tjetër emër që, sipas tij, ka qenë i propozuar për postin e presidentit të Kosovës. Duke folur në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Haziri zbulon detaje: Tri herë në takim u thashë se Bekim Sejdiu s’pranohet…

Haziri zbulon detaje: Tri herë në takim u thashë se Bekim Sejdiu s’pranohet…
08/09/2026 - 21:59

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka zbuluar detaje nga bisedat që janë zhvilluar lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Duke folur në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Konjufca takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, në fokus integrimi evropian

Konjufca takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, në fokus integrimi evropian
08/09/2026 - 21:46

Agjenda evropiane e Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së kanë qenë në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit të parë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë