Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

08/09/2026 - 22:01
në Lajme
A A
“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se, sipas vlerësimit të kësaj partie, mandatet e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës janë “djegur”, për shkak të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi ka thënë se seanca konstituive është dashur të mbahej brenda afateve të përcaktuara kushtetuese dhe se, sipas tij, mosrespektimi i këtyre afateve përbën shkelje të Kushtetutës.

“Qytetari i Kosovës duhet me e ditë që mandatet e deputetëve janë djegur. Kushtetuta nuk është diçka që e përdor kur të vyn”, deklaroi Arifi.

Sipas tij, shkelja e parë ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së seancës brenda afatit të përcaktuar, ndërsa si shkelje të dytë ai e konsideroi shtyrjen e mëtejshme të seancës.

Arifi tha se pikërisht ky qëndrim ka ndikuar në vendimin e Aleancës për të mos marrë pjesë në seancën e ardhshme konstituive.

“Me kalu nesër sikur nuk ndodh asgjë, më duket që do të ishte një mesazh shumë i gabuar. Aleanca, me fuqinë parlamentare që e ka, është një akt i shprehjes së konsideratës për moslegjitimimin e vendimeve të tilla”, tha ai.

Megjithatë, Arifi theksoi se mungesa e deputetëve të Aleancës nuk pritet ta bllokojë zhvillimin e seancës, duke e cilësuar vendimin si një veprim simbolik dhe politik.

I pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmerrte Aleanca nëse do të kishte më shumë fuqi parlamentare, Arifi tha se reagimi do të ishte më i fuqishëm.

“Nuk mund të flas në situatë hipotetike, por gjithsesi që sikur Aleanca ta kishte fuqinë më të madhe parlamentare, edhe veprimet natyrisht që do të ishin shumë më të fuqishme”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Haziri zbulon detaje: Tri herë në takim u thashë se Bekim Sejdiu s’pranohet…

Haziri zbulon detaje: Tri herë në takim u thashë se Bekim Sejdiu s’pranohet…
08/09/2026 - 21:59

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka zbuluar detaje nga bisedat që janë zhvilluar lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Duke folur në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Konjufca takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, në fokus integrimi evropian

Konjufca takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, në fokus integrimi evropian
08/09/2026 - 21:46

Agjenda evropiane e Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së kanë qenë në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit të parë...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri u kthen përgjigje Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
08/09/2026 - 21:35

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi kryesor i partisë në këtë periudhë duhet të jetë zgjidhja e presidentit të Republikës së Kosovës. Duke folur në...

Më shumëDetails

Tasholli: Një verdikt negativ i Speciales nuk do i jepte më arsye shtetit qytetar – UÇK është institucioni i lirisë tonë

Tasholli: Një verdikt negativ i Speciales nuk do i jepte më arsye shtetit qytetar – UÇK është institucioni i lirisë tonë
08/09/2026 - 21:32

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër”, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka folur për marshin e 12 shtatorit, katër ditë para verdiktit të...

Më shumëDetails

Dyshja nga Prishtina pas skemës multimilionëshe për kamerat “Smart City” në Shqipëri

Dyshja nga Prishtina pas skemës multimilionëshe për kamerat “Smart City” në Shqipëri
08/09/2026 - 21:10

Një skemë e re biznesi ka dalë në dritë pas marrëveshjes shtetërore për implementimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në monitorimin e territorit shqiptar. Në qendër të kësaj...

Më shumëDetails

Mladenov reagon pasi FSK u bë pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza: Mirë se vini, Kosovë

Mladenov reagon pasi FSK u bë pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza: Mirë se vini, Kosovë
08/09/2026 - 20:55

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazen, bullgari Nickolay Mladenov ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar dje në Prishtinë me të cilën FSK zyrtarisht bëhet pjesë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë