Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së

09/09/2026 - 08:27
në Lajme
A A
Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një fotografi e rrallë e komandantit aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është publikuar në kuadër të ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve të Prishtinës, me kuratore Eliza Hoxhën, në kuadër të aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Fotografia e Bashkim Jasharit është pjesë e arkivit fotografik të Kryeziut, i cili përmes ekspozitës ka sjellë një përzgjedhje të fotografive të realizuara gjatë luftës në Kosovë më 1998–1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj.

Përmes fotografive të ekspozuara dokumentohen lufta, vuajtjet e popullatës, rezistenca, çlirimi dhe momentet e para pas përfundimit të luftës.

Fotografia e Jasharit, në uniformën e UÇK-së, sjell një dëshmi të rrallë vizuale nga periudha e luftës dhe nga një kapitull i rëndësishëm i historisë së Kosovës.

Nën kurimin e Eliza Hoxhës, ekspozita synon të ruajë dhe promovojë kujtesën historike përmes dëshmive autentike fotografike të kohës.

Realizimi i saj është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, e cila i është bashkuar kësaj nisme për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Hapja e ekspozitës vjen pak ditë para Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” mbetet e fokusuar te fotografia si dëshmi e drejtpërdrejtë e një periudhe që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen

Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen
09/09/2026 - 09:22

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lënë të hapura disa pikëpyetje për të ardhmen e tij politike, duke thënë se ka pritur momentin e duhur dhe se një...

Më shumëDetails

Marta Kos anulon vizitën në Beograd pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit: Si mund t’i shikoja nënat e Srebrenicës?

Marta Kos anulon vizitën në Beograd pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit: Si mund t’i shikoja nënat e Srebrenicës?
09/09/2026 - 08:59

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Beograd, në shenjë proteste pas tubimit të dhjetëra mijëra njerëzve për nder të kriminelit...

Më shumëDetails

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit
09/09/2026 - 08:56

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive. Ai ka treguar se...

Më shumëDetails

Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”

Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”
09/09/2026 - 08:38

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar mbrëmë për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit. Përmes një postimi në facebook,...

Më shumëDetails

Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president

Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president
09/09/2026 - 08:16

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata...

Më shumëDetails

“Strategjia ka dështuar” – ish-ambasadori amerikan kërkon kthesë në politikën e Perëndimit ndaj Serbisë

“Strategjia ka dështuar” – ish-ambasadori amerikan kërkon kthesë në politikën e Perëndimit ndaj Serbisë
09/09/2026 - 08:00

Ish-ambasadori i SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka kritikuar ashpër politikën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se strategjia e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë