Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së

09/09/2026 - 08:27
në Lajme
A A
Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një fotografi e rrallë e komandantit aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është publikuar në kuadër të ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve të Prishtinës, me kuratore Eliza Hoxhën, në kuadër të aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Fotografia e Bashkim Jasharit është pjesë e arkivit fotografik të Kryeziut, i cili përmes ekspozitës ka sjellë një përzgjedhje të fotografive të realizuara gjatë luftës në Kosovë më 1998–1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj.

Përmes fotografive të ekspozuara dokumentohen lufta, vuajtjet e popullatës, rezistenca, çlirimi dhe momentet e para pas përfundimit të luftës.

Fotografia e Jasharit, në uniformën e UÇK-së, sjell një dëshmi të rrallë vizuale nga periudha e luftës dhe nga një kapitull i rëndësishëm i historisë së Kosovës.

Nën kurimin e Eliza Hoxhës, ekspozita synon të ruajë dhe promovojë kujtesën historike përmes dëshmive autentike fotografike të kohës.

Realizimi i saj është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, e cila i është bashkuar kësaj nisme për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Hapja e ekspozitës vjen pak ditë para Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” mbetet e fokusuar te fotografia si dëshmi e drejtpërdrejtë e një periudhe që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president

Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president
09/09/2026 - 08:16

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata...

Më shumëDetails

“Strategjia ka dështuar” – ish-ambasadori amerikan kërkon kthesë në politikën e Perëndimit ndaj Serbisë

“Strategjia ka dështuar” – ish-ambasadori amerikan kërkon kthesë në politikën e Perëndimit ndaj Serbisë
09/09/2026 - 08:00

Ish-ambasadori i SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka kritikuar ashpër politikën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se strategjia e...

Më shumëDetails

Testi i PISA-s: 15-vjeçarët kosovarë s’ditën të llogarisin rrugën më të shkurtër

Testi i PISA-s: 15-vjeçarët kosovarë s’ditën të llogarisin rrugën më të shkurtër
08/09/2026 - 23:06

Njohësi i çështjeve të arsimit, Agon Ahmeti, ka reaguar pas rezultateve të fundit të testit PISA, duke vënë theksin te një shembull konkret. Ahmeti ka marrë si shembull...

Më shumëDetails

Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe
08/09/2026 - 23:05

Pesë zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës kanë përfunduar në prangat e Policisë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në kuadër të hetimeve për një pronë prej...

Më shumëDetails

Musa: Dy aktgjykime e kanë vërtetuar që UÇK s’ka hierarki – ata në Hagë s’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikë

Musa: Dy aktgjykime e kanë vërtetuar që UÇK s’ka hierarki – ata në Hagë s’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikë
08/09/2026 - 22:53

Avokati Skënder Musa, duke folur në Pressing në T7 për 16 shtatorin, tha se Kosova i ka dy aktgjykime që kanë vërtetu se që UÇK nuk ka hierarki....

Më shumëDetails

Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
08/09/2026 - 22:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se cfarëdo vendimi që merret pas konstituimit të Kuvendit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, edhe nëse Kuvendi arrin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë