Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

09/09/2026 - 09:33
në Lajme
A A
Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam November 11, 2017. REUTERS/Jorge Silva - RC1B1EDB0E40

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Trumpit.

Presidenti rus Putini i garantoi Trumpit se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës, deklaroi këshilltari i tij për politikën e jashtme, Juri Ushakov, para gazetarëve. Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pas sulmit hibrid ndaj aeroportit Leipzig-Halle, për të cilin qeveria gjermane fajëson Rusinë.

Kremlini: Biseda Putin-Trump ishte “konstruktive”
Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për çështjet e politikës së jashtme, tha se biseda telefonike njëorëshe mes Putinit dhe Donald Trumpit ishte “konstruktive dhe mjaft e sinqertë”.

Sipas Ushakovit kreu i Kremlinit i paraqiti gjithashtu Trumpit një “analizë objektive dhe të detajuar të zhvillimeve në fushën e betejës”. Putini i shpjegoi Trumpit edhe se “çfarë mund të bëjnë amerikanët për t’u dhënë fund sa më shpejt luftimeve”. Hollësi të mëtejshme këshilltari rus nuk dha.
Ushakov tha se Moska e vlerëson pozitivisht vizitën e të dërguarve specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime ndërmjetësuese në Rusi fundjavën e kaluar. Megjithatë pas kësaj vizite nuk u njoftuan përparime të rëndësishme.

Sipas Ushakovit, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se, nëse lufta përfundon, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të rikthehen plotësisht si më parë. Gjatë bisedës u diskutua edhe për shkëmbime të tjera të të burgosurve.

Zelenski: Ide me vlerë nga të dërguarit amerikanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi ndërkohë se të dërguarit amerikanë që vizituan Kiyvin paraqitën disa ide “shumë të mira dhe me vlerë” për t’i dhënë fund luftës katër e gjysmë vjeçare të Rusisë. Ai shtoi se shpreson të takohet me Trumpin brenda dy javëve të ardhshme.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia mbetet e vendosur të arrijë objektivat e saj ushtarake dhe beson se është pranë fitores. Megjithatë vëzhgues ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Moska nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm në vijën e frontit. Deri tani presidenti amerikan Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë telefonatë./DW

JU REKOMANDOJMË

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
09/09/2026 - 10:35

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”. Aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti Special i...

Më shumëDetails

PDK do të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë
09/09/2026 - 10:33

Sot në ora 11:00 do të vazhdojë seanca për konstituuimin e Kuvendit. Kjo seancë vjen pas asaj të ndërprerë me datën 6 giusht si pasojë e mos-arritjes së...

Më shumëDetails

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
09/09/2026 - 10:31

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”. Aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti Special i...

Më shumëDetails

Me një pulë e vezë të shënuara me “VV”, Agim Pllashniku lajmërohet me aksionin e radhës para Kuvendit

Me një pulë e vezë të shënuara me “VV”, Agim Pllashniku lajmërohet me aksionin e radhës para Kuvendit
09/09/2026 - 10:27

Ish-luftëtari i UÇK’së, Agim Pllashniku, para nisjes së seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka realizuar një aksion në hyrje të ndërtesës. Ai është shfaqur me një...

Më shumëDetails

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator
09/09/2026 - 10:01

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në...

Më shumëDetails

Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja

Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja
09/09/2026 - 09:56

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka kërkuar një ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd, pas funeralit të kriminelit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë