Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pyetur nëse Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, Abrashi është përgjigjur duke pohuar.
“Po, po, Albulena”, tha ai.
Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.
LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.













