Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë pas pak, ndërsa gjatë hyrjes së deputetëve në sallë është vërejtur një detaj mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga pamjet e kapura nga kamerat, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shihet duke u përshëndetur me Ukë Rugovën dhe Albena Reshitajn, në prani të deputetit Avdullah Hoti, por pa u përshëndetur me këtë të fundit.
Në të njëjtën mënyrë është parë duke vepruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk është përshëndetur me Hotin.

Ndërkohë, Hoti është përshëndetur me Reshitajn dhe më pas është parë duke biseduar edhe me punonjëse të Kuvendit, por jo me kryetarin e partisë së tij, Abdixhikun.


Përplasjet e fundit brenda LDK-së duket se po reflektohen edhe në raportet personale mes deputetëve.
Avdullah Hoti është pjesë e grupit që ka sfiduar qëndrimet e Abdixhikut për të ardhmen e partisë, ndërsa Vjosa Osmani është pozicionuar në krah të kryetarit të LDK-së.














