Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qumështarët dhe shoqata e tyre kërkojnë që Ministria dhe AUV të autorizojnë më shpejt prodhimin – alarmojnë për humbjet

09/09/2026 - 20:18
në Lajme
A A
Qumështarët dhe shoqata e tyre kërkojnë që Ministria dhe AUV të autorizojnë më shpejt prodhimin – alarmojnë për humbjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ditë më parë, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit, njoftoi për fillimin e diskutimeve me Ministrinë e Bujqësisë, të cilat edhe e shtynë këtë të fundit që të vazhdojë me grumbullimin e qumështit. Për të kuptuar më shumë për situatën aktuale në industrinë e qumështit, dhe, procesin e këtyre diskutimeve, Gazeta Express ka kontaktuar me përfaqësues të tyre. Ata thonë se në negociatat mes tyre ka pasur pak progres por kanë kërkuar lëvizje më të shpejta pasi çdo vonesë po u shkakton vonesa kompanive vendore.

Alajdin Fusha nga kompania ABI tha se komisioni i paralajmëruar ana e Ministrisë tashmë është krijuar sikurse edhe disa ekipe të inspektorëve që do të merren me autorizimin e fabrikave përpunuese, proces i cili do fillojë më ‘’së largu të premten’’.

‘‘Po. Në takimet dhe komunikimet e fundit kemi pasur katër kërkesa konkrete, për të cilat situata aktuale është kjo: E para, finalizimi i Check-listës për autorizim. Check-lista tashmë është finalizuar. Edhe Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës SHIQK ka dhënë komentet dhe propozimet e veta profesionale gjatë këtij procesi” ka thënë Fusha.

“Tash presim aprovimin përfundimtar nga AUV, në mënyrë që inspektorët të mund ta përdorin atë si bazë për procedurat e autorizimit të operatorëve që kanë aplikuar. E dyta, fillimi i inspektimeve dhe procedurave të autorizimit. Ky proces ende nuk ka filluar në terren. Megjithatë, sipas komunikimit të fundit që kemi pasur me Ministrin Muja dhe drejtuesen e AUV-së, është formuar komisioni përkatës dhe është caktuar edhe kryesuesi i tij brenda AUV-së” ka shtuar ai.

Tutjee Fusha ka thënë se po ashtu janë informuar se janë formuar disa ekipe të inspektorëve që do të merren me autorizimin e fabrikave përpunuese.

“Sipas zotimit që kemi marrë, procesi duhet të fillojë më së largu deri të premten. Aktualisht janë shtatë përpunues që kanë paraqitur kërkesa për autorizim, prandaj presim që procedura të zhvillohet me urgjencë dhe, sa është e mundur, në mënyrë të koordinuar, në mënyrë që operatorët që i plotësojnë kushtet të mund të rifillojnë prodhimin në një kohë sa më të përafërt. E treta, shqyrtimi me prioritet i ankesave individuale të kompanive. Kjo pikë është realizuar. Ankesat janë trajtuar me prioritet, praktikisht brenda 24 orëve, dhe si rezultat është mundësuar rifillimi i eksportit për produktet përkatëse. E katërta, bashkëpunimi Ministri–AUV–industri. Edhe ky mekanizëm bashkëpunimi është vendosur dhe komunikimi ka vazhduar. Në këtë fazë, çështja kryesore që ka mbetur është që procesi administrativ të kalojë në veprim konkret dhe ekipet e inspektimit të dalin në terren për autorizimin e operatorëve’’, ka thënë ai.

Më tej, Fusha, i pyetur për dakordimet që kanë arritur gjatë negociatave me ministrinë, tha se ka pasur ‘’progres të dukshëm në disa pika’’, porse, shtoi ai, ‘’çdo ditë pa zgjidhje konkrete nënkupton humbje të tregut’’.

“Megjithatë, për industrinë rezultati real do të jetë atëherë kur inspektimet të fillojnë në terren dhe të lëshohen autorizimet, sepse çdo ditë vonesë po shkakton humbje të reja për kompanitë vendore. Dua ta them hapur se durimi dhe kapacitetet financiare të përpunuesve po shterojnë. Çdo ditë pa zgjidhje konkrete nënkupton humbje të tregut, kosto shtesë dhe pasiguri për vazhdimësinë e prodhimit. Në të njëjtën kohë, tregu nuk ka mbetur bosh. Hapësira e krijuar pas largimit të produkteve analoge vendore nga raftet po plotësohet gjithnjë e më shumë me produkte të importuara. Sipas informatave nga operatorët tanë, tashmë po importohen edhe produkte shumë të ngjashme me ato që janë prodhuar tradicionalisht në Kosovë, në disa raste me prezantim dhe pozicionim tregtar shumë të përafërt. Kjo krijon një pyetje shumë të thjeshtë dhe shumë të rëndësishme: Nëse një produkt analog, i deklaruar dhe i etiketuar sipas kërkesave ligjore, mund të importohet dhe të shitet në Kosovë, atëherë duhet të ekzistojë edhe një procedurë funksionale dhe e arritshme që të njëjtin produkt ta prodhojë një operator vendor që i plotëson kushtet ligjore”, ka thënë ai.

Sipas Fushës, Ministri Muja ka thënë se institucionet do të merren edhe me aspektin e produkteve të importuara, “mirëpo deri më tani nuk kemi marrë informata më të hollësishme se në çfarë forme dhe me çfarë procedure do të trajtohet kjo çështje’’.

I pyetur se apo lejohet prodhimi i produkteve që përmbajnë vaj palme, Fusha theksoi se, për operatorët vendorë që janë në procedurë autorizimi, prodhimi ende nuk ka rifilluar në mënyrë të plotë, sepse po pritet fillimi i inspektimeve dhe përfundimi i procedurës së autorizimit.

‘’Për operatorët vendorë që janë në procedurë autorizimi, prodhimi ende nuk ka rifilluar në mënyrë të plotë, sepse po pritet fillimi i inspektimeve dhe përfundimi i procedurës së autorizimit. Megjithatë, bazuar në informacionet dhe zotimet që kemi marrë nga Ministri dhe AUV, presim që procesi të fillojë shumë shpejt. Komisioni është formuar dhe, sipas asaj që na është komunikuar, ky komision do të ketë si detyrë prioritare përfundimin e këtij procesi”ka thënë ai.

Sipas Fushës, kjo kategori produktesh është prodhuar në Kosovë prej dekadash.

“Për aq sa kemi dijeni, situata aktuale nuk është krijuar si rezultat i ndonjë rreziku të ri të konstatuar për shëndetin e konsumatorëve, por para së gjithash lidhet me procedurën e autorizimit, organizimin e procesit të prodhimit, deklarimin dhe përmbushjen e kërkesave administrative dhe teknike” ka potencuar Fusha.

Tutje ai ka thënë se SHIQK nuk kërkon tolerim të deklarimit të rremë, mashtrimit të konsumatorit apo shmangie të standardeve të sigurisë ushqimore, por përkundrazi, se kërkojmë që çdo produkt të deklarohet saktë, çdo operator të kontrollohet dhe të gjithë të trajtohen sipas të njëjtave kritere.

“Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar që, duke qenë se operatorët tashmë kanë aplikuar dhe këto produkte janë prodhuar për një periudhë shumë të gjatë, të shqyrtohet urgjentisht edhe mundësia juridike e një mase kalimtare deri në përfundimin individual të procedurave të autorizimit” ka thënë ai.

Ai ka rikujtuar se SHIQK e ka pezulluar përkohësisht dhe në mirëbesim vendimin për mospranimin e qumështit nga fermerët, duke u bazuar në zotimet institucionale se procesi do të fillojë pa vonesa të tjera.

Mirëpo, sipas tij, ky vendim nuk është tërhequr përfundimisht.

“Nëse deri të premten procesi i autorizimit nuk fillon konkretisht nga AUV, Shoqata do të detyrohet ta rivlerësojë situatën dhe nuk përjashtohet rikthimi i vendimit për ndërprerjen e pranimit të qumështit, sepse përpunuesit nuk mund të vazhdojnë pafundësisht të grumbullojnë qumësht, ndërkohë që një pjesë e produkteve të tyre nuk mund të prodhohen dhe tregtohen. Ne ende besojmë se kjo mund të zgjidhet përmes bashkëpunimit institucional dhe presim që zotimet e dhëna të shndërrohen në veprime konkrete brenda afatit të paralajmëruar.’’, ka përfunduar Fusha.

Gazeta Express, ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK), Gani Durmishi.

Ky i fundit po ashtu theksoi se komisioni është formuar nga ana e ministrisë, i cili, ‘’do të dalë në terren për të verifikuar gjendjen nëpër qumështore’’ pas shqyrtimit të chek-listave.

‘’Lidhur me pyetjen nëse është formuar një grup punues nga Ministria e Bujqësisë apo nga AUV-ja, ju informoj se dje kam qenë në AUV dhe kam kontaktuar me drejtoreshën në detyrë, znj. Qerkini. Ajo më ka deklaruar se komisioni është formuar dhe se aktualisht janë duke u shqyrtuar check-lista dhe komentet të cilat i kemi dorëzuar si Shoqatë e Industrisë Qumështore të Kosovës (SHIQK). Sipas saj, pas përfundimit të këtij procesi, komisioni do të dalë në terren për të verifikuar gjendjen në qumështore’’, ka thënë ai.

Durmishi, po ashtu tha se, SHIQK nuk është konsultuar fare prej se ka dorëzuar komentet.

‘’Sa i përket pyetjes nëse është dakorduar ndonjë nga pikat e propozuara, duhet të theksoj se SHIQK-ja nuk është konsultuar fare që nga momenti kur kemi dorëzuar komentet tona. Që nga ajo kohë, nuk kemi pasur asnjë kontakt apo konsultim zyrtar lidhur me këto çështje. Ne konsiderojmë se, për një çështje që prek drejtpërdrejt industrinë vendore të qumështit, konsultimi me prodhuesit është i domosdoshëm’’, është deklaruar më tej nga ai.

Tutje, Durmishi, ka potencuar po ashtu që, ende s’është hequr ndalimi i prodhimit të produkteve të qumështit me përdorimin e vajit të palmës, dhe se, për këtë arsye industria është duke pësuar humbje të mëdha.

‘’Sa i përket prodhimit të produkteve të qumështit me përdorimin e vajit të palmës, deri më tani vendimi për ndalimin e prodhimit të produkteve kompozite nuk është hequr. Për këtë arsye, prodhuesit vendorë nuk janë duke i prodhuar këto produkte dhe industria është duke pësuar humbje të mëdha ekonomike. Situata bëhet edhe më shqetësuese kur shohim se produktet vendore nuk po prodhohen, ndërsa hapësirat në raftet e marketeve po zëvendësohen me produkte të njëjta kompozite nga importi. Pra, në vend që të mbrohet dhe të zhvillohet prodhimi vendor, po krijohet një situatë ku produktet e importuara po zënë vendin e produkteve të prodhuesve tanë’’, ka thënë Durmishi.

Kryetari i SHIQK, deklaroi edhe që, produkteve të larguara nga marketete po u afrohet skadimi i afatit, dhe se asgjësimi i tyre, do shkaktojë humbje të konsiderueshme.

‘‘Gjithashtu, produktet tona të cilat janë larguar nga marketet po u afrohet skadimi i afatit të përdorimit dhe së shpejti do të duhet të asgjësohen. Kjo do të shkaktojë humbje të drejtpërdrejta dhe të konsiderueshme për prodhuesit vendorë. Ne kërkojmë që institucionet kompetente ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe urgjencë dhe që industria vendore e qumështit të mos lihet jashtë procesit të vendimmarrjes”. thotë ai

“Nuk është e drejtë që prodhuesit vendorë të ndalohen apo kufizohen, ndërsa në treg të vazhdojnë të hyjnë produkte të ngjashme nga importi. Qëndrimi ynë është i qartë: duam rregulla të qarta, të njëjta dhe të zbatueshme për të gjithë – si për prodhuesit vendorë, ashtu edhe për produktet e importuara’’, ka përfunduar Durmishi.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur
09/09/2026 - 21:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët ka biseduar për partneritetin që...

Më shumëDetails

“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
09/09/2026 - 20:37

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit dhe zvarritja e procesit politik nga Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e një strategjie për të çuar vendin...

Më shumëDetails

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion
09/09/2026 - 19:58

SPAK ka thelluar hetimet ndaj deputetes dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, duke njoftuar për prova dhe fakte të reja penale në kuadër të...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Kurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve
09/09/2026 - 19:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Duke i uruar mirëseardhje Kurti u shpreh i bindur...

Më shumëDetails

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Haki Abazi reagon ashpër ndaj Kurtit pas video fjalimeve të ministrave kundër prokurorisë
09/09/2026 - 19:33

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo është bërë e ditur nga vetë Abazi përmes një...

Më shumëDetails

Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
09/09/2026 - 19:18

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhjet Presidenti, atëherë vendi kalon në anarki. Miftaraj tha se pas 4 tetorit vendi mbetet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshja nga Prishtina pas skemës multimilionëshe për kamerat “Smart City” në Shqipëri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë