Gazetari Valon Syla, ka folur në “Pressing” të T7, për situatën politike.
Ai tha se qëllimi i Albin Kurtit është që zgjedhjet të mbahen më 27 dhjetor.
Kjo pasi ai thotë se Albin Kurti e ka humbur mbështetjen e brendshme, dhe po kërkon votat e diasporës.
“Ky bën kësi sallata deri në 16 shtator, pastaj disa vota i ka për themelim të Kuvendit, ky po do më 13 shtator me themelu Kuvendin që 13 nëntori. Kjo për me i ra 27 dhjetori, sepse ky i ka humb 140 mijë vota duke e mbajtur peng, e unë mendoj që do t’i humb më shumë, për këtë e kërkon datën kur vijnë gërnaqat me ia dhënë votën”, ka thënë ai.













