Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka reaguar rreth takimit të presidentit francez Emmanuel Macron, me atë serb Aleksandar Vuçiq.
Hoxha, në postimin e tij ka thënë se Macroni po kalon ditët e fundit si president i Francës, dhe se, siç ka thënë ai, siç duket ‘’ shoqëria franceze nuk merr vesh më as nga humanizmi e as nga historia’’.
Postimi:
Presidenti Macron po kalon ditët e fundit si i tillë. Nuk e kam kuptuar kurrë se përse ky president takon me zell njerëz me një rekord të urryer. Natyrisht që qëndrimi i tij përfaqëson Francën. Përmes këtij imazhi, duhet kuptuar se Franca takon me shumë dashuri ministrin e propagandës së Milosheviçit dhe presidentin e një populli ku varroset me parada Mlladiçi, krimineli i dënuar për gjenocid.
Siç duket, edhe shoqëria franceze nuk merr vesh më as nga humanizmi e as nga historia.












