Një gjykatë penale në Paris ka filluar seancat dëgjimore në lidhje me sulmin e tmerrshëm që pësuan Gianluigi Donnarumma dhe e gruan e tij, Alessia Elefante e cila ishte shtatzënë, në shtëpinë e tyre në Paris në vitin 2023.
Portieri italian i Manchester Cityt nuk pritet të japë ndonjë deklaratë, por dëshmia e tij dha më shumë detaje rreth asaj që ndodhi gjatë sulmit në shtëpinë e tij në Avenue Montaigne , një nga rrugët më të famshme dhe luksoze në Paris.
Donnaruma, së bashku me gruan e tij ishin lidhur, rrahur dhe ishin kërcënuar nga hajdutët në banesën e tyre teksa ishin kërcënuar edhe me thikë.
Dy prej tyre ndodhen tashmë në burg, Ilyas Kherbouch , 21 vjeç, me të paktën 11 dënime penale dhe Khyan Mamouni — akuzohen për planifikimin dhe urdhërimin e grabitjes nga qelitë e tyre, me të dyja palët që mohojnë akuzat.
Një tjetër i pandehur, 24-vjeçari Moktar Diop, pranoi përfshirjen, por nuk u akuzua për përdorim dhune, ndërsa një tjetër i dyshuar kreu vetëvrasje në vitin 2024. Ai e kishte pranuar më parë përfshirjen e tij, por u tha hetuesve se ishte nën presion nga bashkëpunëtorët./IndeksOnline/













