Ish-presidentja Vjosa Osmani i është shmangur një pyetje se kë do të zgjidhte për kafe në mes të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ajo është përgjigjur në disa pyetje në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania ku iu kërkua një përgjigje nga dy opsionet.
Por, këtu Osmani s’e ndoqi rregullin. Ajo tha se për kafe zgjedh prindërit e saj.
Gjithashtu, Osmani nuk dha një opsion as kur u pyet se kë zgjedh mes Joe Biden apo Donald Trump dhe në mes Dua Lipës apo Rita Orës.













