Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

14/09/2026 - 16:27
në Lajme
A A
Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në çështjen ku akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha dhjetë pikat e aktakuzës.

Rutte tha se KFOR-i ndodhet në Kosovë për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, sipas tij, ka luajtur rol për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të pyetjes nëse NATO është e shqetësuar për mundësinë e trazirave të dhunshme në Kosovë dhe rajon, në varësi të vendimit që do të shpallet në Hagë.

Shefi i NATO-s theksoi se Aleanca do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, në mënyrë që misioni të përshtatet me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai nënvizoi gjithashtu se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë.

Deklaratat e Ruttes vijnë disa orë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet pranë vendeve ku, sipas saj, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator./REL/

JU REKOMANDOJMË

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
14/09/2026 - 18:28

Sipas “Statistik Austria”, në vitin 2025 në Austri jetonin mesatarisht rreth 2,55 milionë njerëz me prejardhje migratore. Kjo shifër përfaqëson 28 për qind të popullsisë së përgjithshme. Krahasuar...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
14/09/2026 - 17:59

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në...

Më shumëDetails

“Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

Lushtaku: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?
14/09/2026 - 17:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka qenë i ftuar në një intervistë në televizionin Tëvë1, ku ka folur për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në...

Më shumëDetails

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë
14/09/2026 - 17:28

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt,...

Më shumëDetails

Hysa: Ne nuk i mbrojmë vetëm katër liderët e UÇK-së, por vlerat tona

Hysa: Ne nuk i mbrojmë vetëm katër liderët e UÇK-së, por vlerat tona
14/09/2026 - 17:24

Në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në Prishtinë është mbajtur konferenca...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” mban konferencë për media

“Liria ka Emër” mban konferencë për media
14/09/2026 - 16:54

Platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar konferencë për media. Në njoftimin e kësaj platforme thuhet se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 17:30, para binës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë