Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

14/09/2026 - 16:27
në Lajme
A A
Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në çështjen ku akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha dhjetë pikat e aktakuzës.

Rutte tha se KFOR-i ndodhet në Kosovë për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, sipas tij, ka luajtur rol për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të pyetjes nëse NATO është e shqetësuar për mundësinë e trazirave të dhunshme në Kosovë dhe rajon, në varësi të vendimit që do të shpallet në Hagë.

Shefi i NATO-s theksoi se Aleanca do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, në mënyrë që misioni të përshtatet me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai nënvizoi gjithashtu se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë.

Deklaratat e Ruttes vijnë disa orë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet pranë vendeve ku, sipas saj, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator./REL/

JU REKOMANDOJMË

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë
14/09/2026 - 17:28

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt,...

Më shumëDetails

Hysa: Ne nuk i mbrojmë vetëm katër liderët e UÇK-së, por vlerat tona

Hysa: Ne nuk i mbrojmë vetëm katër liderët e UÇK-së, por vlerat tona
14/09/2026 - 17:24

Në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në Prishtinë është mbajtur konferenca...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” mban konferencë për media

“Liria ka Emër” mban konferencë për media
14/09/2026 - 16:54

Platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar konferencë për media. Në njoftimin e kësaj platforme thuhet se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 17:30, para binës së...

Më shumëDetails

Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?

Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?
14/09/2026 - 16:41

Gazetari i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters, Andrew Gray e pyetir Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte nëse Aleanca është e shqetësuar për trazira të mundshme në...

Më shumëDetails

Kush nga qeveritarët do të marrë pjesë në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Kush nga qeveritarët do të marrë pjesë në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?
14/09/2026 - 16:17

Sytë tashmë janë drejtuar nga Haga, ku të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Aeroportin e Prishtinës për 105 euro

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Aeroportin e Prishtinës për 105 euro
14/09/2026 - 16:00

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor të Stacionit Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë