Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjyqtari: Prokuroria vërtetoi se ishte kryer kri’mi i luftës së arrestimit dhe ndalimit ndaj 300 personave

16/09/2026 - 10:56
në Lajme
A A
Gjyqtari: Prokuroria vërtetoi se ishte kryer kri’mi i luftës së arrestimit dhe ndalimit ndaj 300 personave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së mërkurës në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka dhënë konstatimet lidhur me akuzat për arrestime dhe ndalime gjatë luftës në Kosovë.

Sipas gjyqtarit Charles Smith, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk arriti të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile.

Po ashtu, gjykata tha se nuk ishte bindur se personat e shënjestruar nga pjesëtarë të UÇK-së mund të cilësoheshin si “popullatë civile” në kuptimin e krimeve kundër njerëzimit. Për këtë arsye, trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetojë kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Megjithatë, gjykata konstatoi se nga fundi i marsit 1998 deri më 20 qershor 1999 kishte ekzistuar një konflikt i armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të RFJ-së dhe Serbisë në Kosovë.

Në lidhje me arrestimet dhe ndalimet, gjykata konstatoi se viktimat ishin arrestuar nga pjesëtarë të UÇK-së dhe më pas ishin dërguar në qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Sipas konstatimeve të gjykatës, shumë prej tyre ishin arrestuar në shtëpitë e tyre ose në rrugë. Gjatë arrestimit, disa ishin rrahur, u ishin lidhur sytë dhe duart dhe u ishin konfiskuar sendet personale.

Të arrestuarit, sipas gjykatës, ishin akuzuar për bashkëpunim me serbët, ndërsa nuk kishte prova të besueshme se ata ishin faktikisht “kolaboracionistë” apo “spiunë”.

Trupi gjykues konstatoi se disa prej tyre ishin mbajtur në dhoma të mbyllura, të rrethuar nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së, ndërsa disa ishin lidhur me zinxhirë ose pranga.

Në mesin e të ndaluarve, sipas gjykatës, kishte mësues, bujq, punëtorë të thjeshtë, si dhe në disa raste gra dhe fëmijë.

“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi se ishte kryer ndalimi ndaj së paku mbi 300 personave”, tha gjyqtari gjatë leximit të aktgjykimit.

Gjykata konstatoi gjithashtu se në 14 komuna të Kosovës dhe në disa lokacione në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime ose mosveprime që rezultuan në heqjen e lirisë së të paktën 185 personave që nuk merrnin pjesë në luftime, pa bazë aktive për ndalimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Ditë e rëndë për Kosovën| DËNOHET katërshja: Shpallen fajtorë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Ditë e rëndë për Kosovën| DËNOHET katërshja: Shpallen fajtorë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi
16/09/2026 - 11:59

Të katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në Hagë. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe...

Më shumëDetails

Dënimet e rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Glauk Konjufcës

Dënimet e rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Glauk Konjufcës
16/09/2026 - 11:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë. Konjufca ka shprehur zhgënjimin e...

Më shumëDetails

“MARRE”, Edi Rama i shokuar me dënimet në Hagë

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi
16/09/2026 - 11:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Rama ka shpërndarë...

Më shumëDetails

13 vjet burg për Rexhep Selimin

13 vjet burg për Rexhep Selimin
16/09/2026 - 11:44

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Aktgjykimi u shpall gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi...

Më shumëDetails

EKSKLUZIVE: 18 vjet burg për “Lulin” e UÇK-së

EKSKLUZIVE: 18 vjet burg për “Lulin” e UÇK-së
16/09/2026 - 11:39

Klan Kosova në krye me gazetarin Adriatik Kelmendi, ka mësuar ekskluzivisht se Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së, Kadri Veselit, duke e dënuar...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
16/09/2026 - 11:36

Haga ka shpallur fajtor ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin. Gjykata ka dënuar Jakup Krasniqin më 25 vjet burgim. Ish-kryeparlamentari Krasniqi u përballë me paraburgim në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë