Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cristiano Ronaldo: Jam në paqe me veten, përqendrohem te ata që më duan

23/09/2026 - 19:37
në Sport
A A
Kupa e Botës, Ronaldo merr një super lajm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Cristiano Ronaldo ka folur për mënyrën se si e përballon kritikën, presionin dhe pritshmëritë që shoqërojnë një karrierë të jashtëzakonshme në futboll.

I pyetur se çfarë këshille do t’i jepte versionit të tij më të ri, nëse do ta kishte mundësinë ta takonte sot, ylli portugez theksoi se përvoja ndër vite e ka ndihmuar të kuptojë më mirë veten dhe të mos ndikohet nga opinionet e të tjerëve.

“Jam në paqe me veten. Me kalimin e viteve fiton përvojë dhe kupton se ka disa gjëra që nuk do të ndryshojnë kurrë te ti”, u shpreh Ronaldo.

Ai pranoi se kritikat janë pjesë e pandashme e futbollit dhe se një futbollist duhet të mësojë të jetojë me to.

“Edhe kur bën gjërat siç duhet, njerëzit do të të kritikojnë. Imagjino kur bën diçka gabim. Është pjesë e lojës dhe unë kam mësuar të jetoj me të”, tha ai.

Ronaldo theksoi se një nga gjërat më të rëndësishme për të është fakti se e njeh veten dhe e di se sa shumë ka punuar për të arritur në nivelin ku ndodhet sot.

“E di kush jam. E di çfarë kam bërë për të arritur deri këtu. E di sa shumë kam punuar për suksesin që kam sot”, deklaroi portugezi.

Ai foli gjithashtu për përgjegjësinë që ndien si figurë inspiruese për gjeneratat e reja.

“Sidomos fëmijët e rinj e duan Cristiano Ronaldon, sepse më shohin si një shembull. Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të vazhdoj të jem i tillë edhe kur të jem tërhequr nga futbolli”, u shpreh Ronaldo.

Në fund, pesë herë fituesi i Topit të Artë theksoi se nuk lejon që kritikat të përcaktojnë gjendjen e tij emocionale, duke zgjedhur të fokusohet te njerëzit që e mbështesin.

“Nuk ka rëndësi nëse luaj nesër apo pushoj në ndeshjen e ardhshme. Për mua, më e rëndësishmja është të ndihem mirë. Përqendrohem te njerëzit që e duan Cristianon, jo te ata që e kritikojnë. Prandaj jam i lumtur. Jam një njeri i lumtur”, përfundoi ai./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Real Madridi pendohet për dështimin e transferimit të Rodrit

Real Madridi pendohet për dështimin e transferimit të Rodrit
23/09/2026 - 11:50

Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi po e ndien gjithnjë e më shumë mungesën e Rodrit, pasi dështimi për të transferuar mesfushorin spanjoll gjatë verës po konsiderohet si një...

Më shumëDetails

Ish lojtari argjentinas për Messin: Ai do mbetet i përfshirë në kombëtare në ndonjë rol

Ish lojtari argjentinas për Messin: Ai do mbetet i përfshirë në kombëtare në ndonjë rol
23/09/2026 - 11:41

Ish-mbrojtësi argjentinas në La Liga, Martin Mantovani, beson se vendimi i Lionel Messit për t’u pensionuar nga futbolli ndërkombëtar është përfundimtar, edhe pse pret që legjenda e Argjentinës...

Më shumëDetails

Trajneri i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim

Trajneri i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim
23/09/2026 - 11:40

Përzgjedhësi i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri,...

Më shumëDetails

Mbappe nën presion: Fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë

Mbappe nën presion: Fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë
22/09/2026 - 19:04

Fushata intensive mediatike e Kylian Mbappe për “Topin e Artë” mund të ketë efektin e kundërt nga ai që pritet. Gazetari Romain Molina pretendon se përpjekjet e shumta...

Më shumëDetails

Diferenca prej gjashtë pikësh mes Realit e Barçës, sjell një ‘paralajmërim’ nga historia për “Los Blancos”

Diferenca prej gjashtë pikësh mes Realit e Barçës, sjell një ‘paralajmërim’ nga historia për “Los Blancos”
22/09/2026 - 12:56

Diferenca prej gjashtë pikësh e Real Madridit ndaj Barcelonës vështirë se është e pakapërcyeshme në shtator, por historia tregon se sa e vështirë mund të bëhet detyra e...

Më shumëDetails

Francesco Totti i zbulon dy klubet e Serie A, që tentuan të nënshkruajnë me të si 48-vjeçar

Francesco Totti i zbulon dy klubet e Serie A, që tentuan të nënshkruajnë me të si 48-vjeçar
22/09/2026 - 12:55

Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti, zbulon se Genoa dhe Como donin ta transferonin në moshën 48-vjeçare, shtatë vjet pas pensionimit të tij. Genoa dhe Como tentuan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë