Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

30/09/2026 - 11:10
në Lajme
A A
Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti tha se gjatë qëndrimit në New York zhvilloi takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me pjesëtarë të mërgatës.

“Mbrëmjen e së enjtes së 24 shtatorit unë u ktheva nga vizita disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ishte vizitë e dendur përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mikesha të vendit tonë sikurse edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare, por natyrisht edhe me mërgatën tonë të çmuar në New York”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se gjatë takimeve në SHBA u diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me Kosovën, duke përfshirë aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe tema që lidhen me ekonominë, zhvillimin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Ngritëm një sërë temash e diskutimesh përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës, sikurse biseduam edhe për ekonominë, për zhvillimin, për sigurinë, për mbrojtjen e për të ardhmen tonë euro-atlantike”, tha kryeministri.

Kurti u ndal veçanërisht te aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai tha se gjatë secilit takim në New York ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë aktgjykim, të cilin e konsideron të padrejtë.

“Në secilin takim në New York unë shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historicisht e faktikisht. Është e rëndësishme të dallohet ajo që është thënë e pretenduar nga ajo që është provuar dhe vendosur nga gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, ka thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK
23/11/2026 - 23:10

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një shpërthimi të municionit brenda armës në Babaj të Bokës. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike...

Më shumëDetails

Ministria e Infrastrukturës njofton për reshje bore në këto zona, apelon për kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës njofton për reshje bore në këto zona, apelon për kujdes në rrugë
23/11/2026 - 22:55

Reshjet e para të borës kanë filluar në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të vendit. “U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të...

Më shumëDetails

Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen
23/11/2026 - 22:36

Një tjetër zyrtar policor ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Kosovës, duke shtuar kështu radhët e largimeve vullnetare nga ky institucion i sigurisë....

Më shumëDetails

‘Jakup mos e hap derën’: Monologu prekës i Daut Krasniqit që s’arriti ta përshëndesë vëllain (Video)

‘Jakup mos e hap derën’: Monologu prekës i Daut Krasniqit që s’arriti ta përshëndesë vëllain (Video)
23/11/2026 - 22:28

Daut Krasniqi që bëri përpjekje ta takonte vëllain e tij, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi për katër ditë sa qëndroi në Kosovë, ka bërë një monolog prekës për...

Më shumëDetails

Raportohet se Milan Radoiçiq ka ikur në Kirgistan me Zvonko Veselinoviqin

Raportohet se Milan Radoiçiq ka ikur në Kirgistan me Zvonko Veselinoviqin
23/11/2026 - 22:00

Milan Radoiçiq, organizatori i sulmit të armatosur në Banjskë, është në arrati. Disa media në Serbi raportojnë se ka ikur bashkë me partnerin e tij të vjetër në...

Më shumëDetails

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Limaj: Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike
23/11/2026 - 19:46

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e Gjykatës Speciale gjatë vizitës katërditore në Kosovë për arsye humanitare të ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi.“Ata çdo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i municionit, ushtari i FSK-së dërgohet në QKUK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë