Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Jakup mos e hap derën’: Monologu prekës i Daut Krasniqit që s’arriti ta përshëndesë vëllain (Video)

23/11/2026 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
‘Jakup mos e hap derën’: Monologu prekës i Daut Krasniqit që s’arriti ta përshëndesë vëllain (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Daut Krasniqi që bëri përpjekje ta takonte vëllain e tij, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi për katër ditë sa qëndroi në Kosovë, ka bërë një monolog prekës për emisionin ‘Fiks Fare’ në Shqipëri, që Nacionale e sjell të plotë, të transkriptuar më poshtë:

“Jakup, Dauti jam, mos e hap derën se sot e ka blloku tjetër kush.

Na jemi rritë bashkë në gjinin e nanës, e kemi nda bashkë bukën për gjysmë. Teshat i kemi ndërru. Kurrë fjalë t’keqe s’kemi pasë për 87 vjet. E sot ke ardhë, po nuk po muj me të pa.

Po du me të përqafu po s’po muj.

Më thanë bac, nuk mun me hi, mun me hi po na e prish vizitën. Unë i thashë, jo bacit me prishë e prishtë është boll, po qysh me ndreq.

Kur u ktheva, e mora telefonin, e pashë: Jakup Krasniqi u nis prej Hagës.

Unë mendova se muj me të pa, sikur kur na vdiq vëllau e jemi pa. Kësi hovi hiç.

Po nuk e di çfarë drejtësie është kjo.

Kur e pashë televizorin kur dole për herë të parë si zëdhënës i UÇK-së, i tregove botës për një ushtri çlirimtare dhe kurrë s’u friksove prej armikut e s’u ndale kurrë. I more me vete vëllezërit, djemtë e shokët.

Luftove për këtë tokë të Kosovës dhe je kanë i bindun se ke me fitu dhe fitove dhe kurrë s’u ndale për këtë tokë.

Jakup ti erdhe, por nuk mujta me të pa dhe me të përqafu se nuk ka kund në botë, me ardhë e me ta ndalu përqafimin tonë.

Unë i kam 87 vjet por të pres të vish në liri.

Jakup nuk të lash me shku me dhe e dele, po të çova në shkollë, unë nihna fajtor që të çova në shkollë, e sot erdhe e nejte katër ditë e s’mujta me ta pa fytyrën e me të përqafu, nuk na lanë njerëzit e paftytyrë të rrimë bashkë.

Nuk ka kund në botë të luftosh për vendin e vet, që e kanë çliruar vendin e vet dhe me i gjyku jashtë.

Kur doli me hy në ilegalitet, i thash o vëlla a e di ku je hy? Tha po, kjo është e kryme. Shkoi, isha në Zvicër unë, e dërguan në burg, pas burgut doli, për ditë e rrehshin, një ditë i thashë po hajde në Zvicër si krejt shokët tu. Tha po të tham se po ta doja Amerikën do të kisha ikë në 81-tën, po s’kam dashtë me ikë.

Ooo Jakup, a e mban mend kur ia qelëm derën Adem Jasharit me shokët e vetë, e sot unë erdha te dera jote..

Jakup, kur ke hy në burg, e kam ditë që ke me u lëshu, e tash s’po kam besim në ta hiç. Po shihet… sa i dënuan ata, para tyne, 26 vjet me të thana të hallkut, jo e kanë vra, jo se kanë vra..

I bana 87 vjet, erdha te dera me të përqafu dhe nuk u takuam. Të pashë tuj i përqafu nipat e mbesat, po ne s’u përqafuam. Por të pres në Kosovën tonë të dashur.”

JU REKOMANDOJMË

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Limaj: Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike
23/11/2026 - 19:46

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e Gjykatës Speciale gjatë vizitës katërditore në Kosovë për arsye humanitare të ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi.“Ata çdo...

Më shumëDetails

“Ka hi kuturu”: Ymeri kritikon Kurtin për mungesë plani dhe keqmenaxhim të sektorit energjetik

“Ka hi kuturu”: Ymeri kritikon Kurtin për mungesë plani dhe keqmenaxhim të sektorit energjetik
23/11/2026 - 19:37

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ka qeverisur vendin. Sipas saj, Kurti ka qenë më shumë...

Më shumëDetails

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
23/11/2026 - 19:02

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësimin për deficitin tregtar të Kosovës, i cili gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026 ka...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro

Kusari-Lila për deklaratën e Hovenier: Mos na barazoni me Serbinë, nuk janë penduar për gjenocidin
23/11/2026 - 18:42

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar vizionin ekonomik të Kosovës në edicionin e 11-të të Investment Management Exhibition (IME 2026), në Frankfurt të Gjermanisë,...

Më shumëDetails

Dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i municionit, ushtari i FSK-së dërgohet në QKUK

FSK zhvillon marshim stërvitor në Parkun e Gërmisë
23/11/2026 - 18:02

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës, në Babaj të Bokës. Sipas raportimit të Klan Kosovës, ushtari...

Më shumëDetails

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit
23/11/2026 - 16:49

Shumë familje që jetojnë jashtë Kosovës përballen me një shqetësim të përditshëm: prindërit e tyre mbeten në vendlindje, shpesh pa pasur dikë pranë që mund t’u ofrojë kujdesin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i municionit, ushtari i FSK-së dërgohet në QKUK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë