Futbollistët e kombëtares së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen ndaj Austrisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kombeve, Liga B.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar, përmes një videoje në rrjetet sociale, së futbollistët dardanë kanë ‘zbarkuar’ në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët arrijnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj Austrisë. Kosovë të priftë e mbara”, ka shkruar FFK-ja në “Facebook”.
Kosova deri më tani ka katër pikë nga tri ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pasi ka marrë nga një fitore, një barazim e ka pësuar një humbje – pikërisht nga Austria.
Ndeshja Austri – Kosovë ishte luajtur sot një javë, me Austrinë që fitoi 3-1 në Vjenë.
Për ndeshjen e sotme, dy trajnerët, Franco Foda i Kosovës dhe Ralf Rangnick kanë publikuar 11-shet startuese.
KËTO JANË FORMACIONET ZYRTARE:
KOSOVA: Saipi; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja, Muriqi.
AUSTRIA: Schlager; Danso, X. Schlager, Posch, Seiwald, Schmid, Gregoritsch, Bacher, Laimer, Wimmer, Prass.














