Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fred foli për jetën nën drejtimin e Erik ten Hag, pati kritika të ashpra për trajnerin holandez

04/10/2026 - 18:00
në Sport
A A
Fred foli për jetën nën drejtimin e Erik ten Hag, pati kritika të ashpra për trajnerin holandez
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fred ka bërë kritika të ashpra ndaj jetës nën drejtimin e ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Erik ten Hag.

Mesfushori brazilian kaloi pesë vjet në “Old Trafford” pasi iu bashkua klubit nga Shakhtar Donetsk për 61.2 milionë funte në vitin 2018 dhe zhvilloi 213 paraqitje në të gjitha garat.

Fred fitoi vetëm një trofe me “Djajtë e Kuq” – Carabao Cup në vitin 2023 – para se të largohej nga Unitedi për 12.9 milionë funte te Fenerbahçe në gusht të atij viti.

Ishte gjatë sezonit 2022/23, nën drejtimin e Ten Hagut, kur mesfushori luftarak dhe energjik zhvilloi numrin më të madh të paraqitjeve në një sezon të vetëm në Premierligë.

Ai luajti në të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij në ligë, përveç tri prej tyre, ndërsa zhvilloi 56 paraqitje në të gjitha garat, duke dëshmuar rëndësinë e tij nën drejtimin e holandezit.

Por, teksa ka reflektuar për periudhën e tij nën drejtimin e Ten Hagut, mesfushori ka dhënë një vlerësim jashtëzakonisht kritik për 56-vjeçarin dhe ka shpjeguar pse gjërat shkuan keq për të te Manchester Unitedi.

Ish-reprezentuesi i Brazilit e kritikoi ashpër ish-trajnerin e Unitedit për mënyrën se si menaxhonte skuadrën, teksa foli për periudhën e shkurtër që kaluan së bashku në “Charla Podcast”.

“Ten Hagu ishte shumë i mirë taktikisht, por me grupin ishte një copë m*t”, zbuloi Fred.

“Debatonte me të gjithë. Debatonte me mua, me Cristianon [Ronaldo], me Casemiron, me Rashfordin… Nuk më aktivizonte për të luajtur, ndonjëherë situata bëhej stresuese. Te Ten Hagu luanin vetëm lojtarët e tij holandezë. Një trajner që krijonte klika. Por, taktikisht, një prej më të mirëve me të cilët kam punuar ndonjëherë. Ai donte që skuadra të vraponte, por Cristiano [tashmë] ishte më i vjetër. Ai e la Cristianon jashtë formacionit titullar dhe më pas pati një përplasje mes tyre”, tha ai.

Ronaldo u largua nga klubi në fund të sezonit 2021/22, pasi nuk ishte më pjesë e formacionit titullar. Fred, në anën tjetër, u largua një vit më vonë dhe aktualisht luan për klubin brazilian Atletico Mineiro, pasi u largua nga Fenerbahçe në gusht.

Kritikat e ashpra të Fredit ndaj Ten Hagut tani janë krejtësisht të kundërta me atë që ai mendonte më parë për ish-trajnerin e Unitedit.

Para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Sevillas në prill të vitit 2023, braziliani e kishte lavdëruar ndikimin pozitiv të Ten Hagut në dhomën e zhveshjes.

“Ai ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në dhomën e zhveshjes”, kishte thënë ai.

“Para ardhjes së tij, ne e dinim cilësinë e punës së tij, periudhën e tij te Ajax dhe stilin e tyre të lojës. Natyrisht, duhet kohë për t’u përshtatur me një trajner të ri, por ai na ka ndihmuar të gjithëve në fushë dhe na ka prezantuar ide se si të punojmë. Është një trajner i madh dhe jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. Çdo trajner ka mënyrën dhe kërkesat e tij, dhe na takon neve të përshtatemi me stilin e tij. Nuk është e lehtë; nuk ndodh brenda natës. Por gradualisht filluam ta kuptonim atë që dëshironte të ndiqnim. Pak nga pak, u përshtatëm dhe i zbatuam në fushë gjërat që ai na kishte kërkuar, dhe kjo çoi në përmirësime të skuadrës”, tha ai tutje.

Mospëlqimi i Fredit ndaj holandezit, ndoshta, nisi pas asaj gjysmëfinale, pasi Unitedi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-2 dhe ai luajti vetëm 22 minuta në të dyja ndeshjet.

Në fakt, ai ishte një zëvendësues i papërdorur në barazimin 2-2 në “Old Trafford”, para se Unitedi të pësonte humbje të thellë 3-0 në ndeshjen e kthimit.

JU REKOMANDOJMË

Futbollistët e Kosovës arrijnë në stadium, gjithçka gati për ndeshjen ndaj Austrisë

Futbollistët e Kosovës arrijnë në stadium, gjithçka gati për ndeshjen ndaj Austrisë
04/10/2026 - 17:47

Futbollistët e kombëtares së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen ndaj Austrisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kombeve,...

Më shumëDetails

Shtatë ndeshje sonte në Ligën e Kombeve

Shtatë ndeshje sonte në Ligën e Kombeve
04/10/2026 - 11:56

Sonte rikthehet aksioni në Ligën e Kombeve, me tetë përballje që zhvillohen në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës. Vëmendja kryesore në Kosovë është te...

Më shumëDetails

De la Fuente “çon” në qiell Yamalin: Është në rrugë të duhur për t’u bërë një legjendë absolute e futbollit

De la Fuente “çon” në qiell Yamalin: Është në rrugë të duhur për t’u bërë një legjendë absolute e futbollit
04/10/2026 - 11:55

Lamine Yamal po shpërthen me formën e tij në “Nations League”. 4 gola në 3 ndeshje e vendos atë si një nga yjet e “La Rojas”, teksa synon...

Më shumëDetails

Bruno Fernandes: Ronaldo është ikonë e Portugalisë, dëshirojmë t’i japim kokëdhimbje trajnerit

Bruno Fernandes: Ronaldo është ikonë e Portugalisë, dëshirojmë t’i japim kokëdhimbje trajnerit
03/10/2026 - 21:51

Bruno Fernandes e mbajti shiritin e kapitenit për Portugalinë ndaj Danimarkës dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nesër në stadiumin “Dragão” ndaj Norvegjisë në Ligën e...

Më shumëDetails

Lamine Yamal nuk është ‘normal’, shënon super gol ndaj Çekisë

Lamine Yamal nuk është ‘normal’, shënon super gol ndaj Çekisë
03/10/2026 - 21:38

Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Çekisë. Lamine Yamal ka realizuar në minutën e 5-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet nga goli...

Më shumëDetails

Austriakët u ankuan për barin e fushës në Prishtinë, Vedat Muriqi u kthen përgjigjen e prerë

Austriakët u ankuan për barin e fushës në Prishtinë, Vedat Muriqi u kthen përgjigjen e prerë
03/10/2026 - 18:42

Kapiteni kosovar, Vedat Muriqi, u është kundërpërgjigjur ankesave nga ana e Austrisë se fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është në gjendje të keqe. Ai tha se aty kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    664 Shpërndaje
    Shpërndaje 266 Tweet 166
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Kërcënohet me jetë kryetari Halil Thaçi nga zyrtari i komunës, por prokurori e liron të dyshuarin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    514 Shpërndaje
    Shpërndaje 206 Tweet 129

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë