Sonte rikthehet aksioni në Ligën e Kombeve, me tetë përballje që zhvillohen në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.
Vëmendja kryesore në Kosovë është te dueli Kosovë – Austri, i cili zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” kërkojnë rezultat pozitiv pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, ndërsa Austria vjen si lider i Grupit B3 dhe ende nuk ka pësuar humbje.
Në të njëjtën kohë, nga 18:00, luhet edhe përballja e Ligës D mes Maltës dhe Andorrës, ndërsa në ora 15:00 zhvillohet dueli Azerbajxhan – Lituani.
Mbrëmja sjell edhe disa prej përballjeve më interesante të Ligës A. Në 20:45, Greqia pret Gjermaninë në një ndeshje të Grupit A2. Grekët janë në krye të grupit, ndërsa Gjermania vjen pas fitores 2:0 ndaj Serbisë.
Po në të njëjtën orë, Holanda përballet me Serbinë, ndërsa Portugalia pret Norvegjinë. Portugalia i ka fituar të tri ndeshjet e para dhe synon të vazhdojë serinë perfekte, ndërsa Norvegjia kërkon pikë pas dy humbjeve radhazi.
Një tjetër përballje interesante është Uellsi – Danimarka, ndërsa në Grupin B3 zhvillohet edhe ndeshja Irlandë – Izrael, duke kompletuar programin e së dielës.












