Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova thyen rekord negativ me energjinë elektrike – Importi i rrymës trefishohet, qytetarët përballen me çmime të larta

11/10/2026 - 20:10
në Lajme
A A
Gërxhaliu: Fitimet nga tregtia me rrymë shumë të mëdha, prandaj pengohet prodhimi në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka shënuar një rekord negativ në sektorin energjetik, duke arritur nivelin më të lartë të varësisë nga importi i energjisë elektrike në më shumë se dy dekada.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2025 importi neto i energjisë elektrike arriti në 1.612 gigavat-orë (GWh), pothuajse trefish më shumë krahasuar me vitin 2024, kur ishte 538 GWh.

Kjo sasi përbën 29.2 për qind të konsumit të regjistruar të energjisë elektrike, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2002.

Ndërkohë, prodhimi vendor ka pësuar rënie të ndjeshme. Termocentralet e Kosovës prodhuan 5.254 GWh energji elektrike, apo 15 për qind më pak se një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët të prodhimit që nga viti 2008.

Në anën tjetër, konsumi i energjisë elektrike ka vazhduar të rritet, duke arritur në 5.530 GWh. Vetëm amvisëritë konsumuan 3.393 GWh, që përbën rreth 61 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Një ndër sfidat kryesore mbetet vjetërsia e termocentraleve. Njësitë aktive të Kosovës A datojnë nga vitet 1970, ndërsa ato të Kosovës B nga vitet 1983 dhe 1984.

Varësia nga importi ka ardhur edhe me kosto të lartë financiare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimi mesatar i importit të energjisë elektrike ishte 46 euro për megavat-orë gjatë periudhës 2011–2020, ndërsa në vitet 2021–2024 arriti në 148 euro.

Kjo situatë është reflektuar edhe në faturat e qytetarëve. Nga 1 maji 2025, Zyra e Rregullatorit për Energji miratoi rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind.

Situata mbetet sfiduese edhe gjatë vitit 2026.

Sipas bilancit të miratuar nga ZRrE-ja, gjatë këtij viti është parashikuar importimi i 2.158 GWh energji elektrike, ndërsa eksporti pritet të arrijë në 536 GWh.

Po ashtu, remontet e planifikuara në termocentralin Kosova B parashohin ndërprerje të gjata të funksionimit të blloqeve, duke e shtuar nevojën për furnizim nga jashtë.

Të dhënat tregojnë se kapacitetet aktuale prodhuese nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e vendit, duke e lënë Kosovën të varur nga importi i energjisë elektrike.

JU REKOMANDOJMË

Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh
11/10/2026 - 20:27

Kushtet jo të mira të punëtorëve në Kosovë, përfshirë edhe punë jashtë orarit, vazhdojnë të mbesin në qendër të ankesave të vazhdueshme. Në redaksinë e Veriu.info ka arritur...

Më shumëDetails

Trump njofton për “paqe energjetike” mes Rusisë e Ukrainës, Zelensky: Lajm për mua

Trump njofton për “paqe energjetike” mes Rusisë e Ukrainës, Zelensky: Lajm për mua
11/10/2026 - 19:45

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për një “armëpushim energjetik”, i cili hyn në fuqi “menjëherë”, duke shtuar se të dyja...

Më shumëDetails

Kurti nga Skenderaj: Serbia po mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kurti nga Skenderaj: Serbia po mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
11/10/2026 - 19:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dy pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj. Përmes në postimi në Facebook, ai tha se...

Më shumëDetails

Hoxha i reagon Daçiqit: Ajo gjuhë nxitëse s’mund të shpërfillet, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në çdo mënyrë

Hoxha i reagon Daçiqit: Ajo gjuhë nxitëse s’mund të shpërfillet, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në çdo mënyrë
11/10/2026 - 18:42

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit, i cili gjatë fushatës elektorale tha se “në një moment flamuri serb...

Më shumëDetails

Arifi: Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës

UÇK korr një “fitore” në Speciale, Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima
11/10/2026 - 18:29

Profesori universitar, Dritëro Arifi tha se beteja në Apel e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë është beteja më e rëndësishme e...

Më shumëDetails

“Shyqyr që ra kjo dekë e ua pamë burrërinë”, Geci: Kurti i shtiu veshët në lesh pas aktgjykimit për Allaqin

“Shyqyr që ra kjo dekë e ua pamë burrërinë”, Geci: Kurti i shtiu veshët në lesh pas aktgjykimit për Allaqin
11/10/2026 - 17:52

Gani Geci akuzon Vetëvendosjen se ka rënë në heshtje për Behajdin Allaqin pikërisht kur gjykata nxori aktgjykimin. Sipas tij, kjo është e njëjta parti që për vite me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë