Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje tronditëse lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, gjatë një interviste mbrëmë në emisionin “Adresa” në Kanal10.
Berisha ka deklaruar se viktima është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia dhe kishte hyrë në shtëpinë e saj. Sipas tij, ajo u vra në mënyrë tinëzare dhe mizore, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes tragjike.
Avokati ka bërë të ditur se, sipas dyshimeve, vrasja ishte porositur nga ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, i cili në atë kohë ndodhej në burg.












