Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njoftoj se sot presidentja e Kosovës ka vizituar familjen e tyre.
Ai tha se familja e tyre është nderuar me vizitën e presidentes së Kosovës, të cilës i kanë uruar suksese në detyrën e saj.
Krasniqi shtoi se në këto ditë të vështira për familjen dhe shtetin, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në betejat ligjore për rikthimin e çlirimtarëve në atdhe.
“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës! Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, tha ai.













