Limaj tha se atë kohë, kanë qenë dy rrugë.
“Është betimi që ti je futur në një rrugë me vetëdije të plotë, ia ke ofruar vetën vendit tënd, e ke kryer detyrën e një të riut. Në atë kohë, atdheu im dhe i juaj ka kërkuar shumë sakrificë”, tha Limaj.
“Në kohën e robërisë, e ke pasur me ba rreshtimin. Doni me ia dhënë vetën tuaj në shërim të lirisë së Kosovës, apo doni të heshtni, të luani rolin e hipokritit, dyfytyrëshit, servilit e të mbijetesës, ke mundur të qëndrosh ashtu”, theksoi ai në Klan Kosova.











