Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve gjatë protestave në Tiranë

13/10/2026 - 18:52
në Lajme
A A
Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve gjatë protestave në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas policisë, 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa si pasojë e incidenteve janë lënduar gjashtë efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe një gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, një grup pjesëmarrësish kanë ndërmarrë veprime të dhunshme, duke dëmtuar fillimisht rrethimin e jashtëm të godinës dhe më pas portën hyrëse, me qëllim hyrjen në oborrin e institucionit. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë thyer dhe dëmtuar me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e ndërtesës.

Policia pretendon se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ndalimin e sulmit dhe largimin nga oborri i Ministrisë, personat e përfshirë kanë vijuar veprimet e dhunshme, duke goditur efektivët me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta.

“Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit.

Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.

Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, pjesëmarrës në protestë, janë lënduar 6 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një shtetase, gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh. Protesta ka nisur me thirrje dhe tensione.

Fasada e Ministrisë së Arsimit është lyer me ngjyrë të kuqe dhe me vezë.  Ata kanë hedhur sende, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të godinës. Deri tani nuk ka patur përplasje me policinë teksa dhjetëra efektivë ndodhen në terren. Policia gjithashtu pas nisjes së protestës ka shtuar forcat dhe efektivët.

“Ministria e krimit”, “Policia e krimit”, “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Protestuesit gjithashtu kanë shkulur edhe kangjellat në rrugë. Protesta ka nisur në orën 14:00, teksa nuk dihet sesa do të zgjasë. Ata theksojnë se janë ngritur në protestë për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë në arsim.

Për më tepër mund ta ndiqni live protestën: 

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)
13/10/2026 - 19:33

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një poliklinikë në...

Më shumëDetails

Lëvizje e re e ushtrisë amerikane në Kosovë, zëvendësohet Garda Kombëtare

Lëvizje e re e ushtrisë amerikane në Kosovë, zëvendësohet Garda Kombëtare
13/10/2026 - 19:09

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë trupa të reja në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, duke zëvendësuar njësitë e Gardës Kombëtare të...

Më shumëDetails

Bajrami: Për gjashtë vite në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit

Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po iu drejtohet deleve
13/10/2026 - 19:07

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026. Ajo ka deklaruar se ky...

Më shumëDetails

Ngiste 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

Ngiste 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj
13/10/2026 - 19:06

Policia e Kosovës ka gjobitur një ngasës në Klinë, i cili u filmua duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte...

Më shumëDetails

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara
13/10/2026 - 18:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
13/10/2026 - 18:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur rreth angazhimit të tij dhe të bashkëluftëtarëve në shërbim të çlirimit të vendit. Limaj  tha se atë kohë, kanë qenë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë