Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?

14/10/2026 - 11:25
në Pa kategori
A A
Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë perspektive për të rinjtë.

Protesta, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit me kërkesa për kushte më të mira studimi, tarifa më të përballueshme dhe mundësi punësimi, u përshkallëzua në përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private.

Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt institucioneve dhe policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre. Një grup protestuesish hyri edhe në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku u thyen xhama dhe u shkaktuan dëme materiale. Në rrugët e kryeqytetit u dogjën kosha mbeturinash dhe u dëmtuan disa biznese.

ADVERTISING

Sipas autoriteteve shëndetësore, 27 persona morën trajtim mjekësor pas protestës, përfshirë protestues, policë, gazetarë, kalimtarë dhe një diplomat të huaj. Shtatë prej tyre vazhdonin trajtimin në Spitalin e Traumës mëngjesin e 14 tetorit dhe ishin jashtë rrezikut për jetën. Mbi 50 persona u shoqëruan në polici.

Ndërkohë, pretendimet e protestuesve për përdorim të tepruar të forcës nga policia kanë nxitur hetime.

Pas publikimit të pamjeve ku shihej një 19-vjeçar me këmbë të dëmtuar, teksa shoqërohej nga policët, Policia e Shtetit pezulloi nga detyra katër efektivë dhe shefin e rendit në një prej komisariateve të Tiranës.

I riu pësoi frakturë në këmbë, por rrethanat e lëndimit mbeten të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetime, ndërsa Policia ka paralajmëruar përgjegjësi për çdo tejkalim të kompetencave. Edhe Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin e proporcionalitetit të përdorimit të forcës.

Çfarë kërkojnë protestuesit?
Pakënaqësitë që nxorën studentët në rrugë lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit.

Por, protesta e 13 tetorit kishte edhe një kërkesë politike: largimin e Qeverisë Rama.

Arvina Lleshi, aktiviste dhe një nga organizatoret e protestës, tha për Radion Evropa e Lirë se protestuesit nuk synojnë më të negociojnë me qeverinë për përmbushjen e kërkesave të veçanta.

“Ne nuk kemi kërkesa që t’ia drejtojmë Ministrisë së Arsimit apo Qeverisë dhe të diskutojmë për plotësimin e tyre. Ka vetëm një kërkesë: Largimin e Qeverisë Rama. Pa dorëheqje, nuk ndalojmë”, tha Lleshi.

Ajo e lidhi protestën studentore me tubimet e lëvizjes “Revolucioni Flamingo”, që po zhvillohen prej më shumë se katër muajsh në Tiranë kundër qeverisë. Sipas saj, mungesa e përgjigjes nga autoritetet i ka shtyrë organizatorët drejt përshkallëzimit të protestave.

Lëvizja “Revolucioni Flamingo” nisi si kundërshtim ndaj një projekti turistik luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për shkak të shqetësimeve për ndikimin në mjedis, por gradualisht u shndërrua në një mobilizim më të gjerë kundër korrupsionit, pabarazisë ekonomike dhe mënyrës së qeverisjes.

Sipas platformës së publikuar nga lëvizja, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, formimin e një qeverie teknike kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ata kërkojnë gjithashtu anulimin e projektit turistik në Zvërnec dhe shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe të ligjit për investimet strategjike, që i konsiderojnë abuzive.

Aktivistët e saj kanë kritikuar si kryeministrin Rama, ashtu edhe figura të opozitës, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe ligjore. Në protestën e 13 tetorit morën pjesë edhe përfaqësues të opozitës.

Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me protestën dhe thirrjet për dorëheqjen e saj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Megjithatë, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dënoi përmes rrjeteve sociale dhunën ndaj institucioneve, sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës publike.

Ajo theksoi se dhuna nuk është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë, por nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kërkesës politike të protestuesve për largimin e qeverisë.

Çfarë pritet më tej?
Pas protestës së 13 tetorit, studentët kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit më 14 tetor dhe vazhdimin e tubimeve, duke synuar përfshirjen e studentëve edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Organizatorët i janë referuar protestave studentore të vitit 2018, duke argumentuar se kërkesat e asaj kohe nuk janë përmbushur plotësisht.

Në dhjetor të vitit 2018, mijëra studentë protestuan kundër tarifave të larta universitare, kostove të provimeve të mbartura dhe kushteve të dobëta të jetesës në konvikte, duke paraqitur tetë kërkesa për reformimin e arsimit të lartë.

Qeveria mori disa masa, përfshirë uljen e tarifave, por pakënaqësitë lidhur me financimin e universiteteve, cilësinë e arsimit dhe përfaqësimin e studentëve vazhduan.

Tetë vjet më vonë, protesta e re ka shkuar përtej kërkesave arsimore, duke vënë në qendër përgjegjësinë politike të qeverisë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës

Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës
14/10/2026 - 12:10

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me naftën ruse, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë mund të sjellë të ardhura...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij
14/10/2026 - 11:49

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit. Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar...

Më shumëDetails

Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë
14/10/2026 - 11:39

Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Ernest Luma padit RTK-në: Më larguan nga puna për sarkazmë ndaj zhvillimeve politike, si në kohën e Millosheviqit

Ernest Luma padit RTK-në: Më larguan nga puna për sarkazmë ndaj zhvillimeve politike, si në kohën e Millosheviqit
14/10/2026 - 11:30

Ernest Luma njoftoi se e ka paditur Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës, të cilin e konsideron të padrejtë....

Më shumëDetails

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
14/10/2026 - 10:58

Mbetje mortore të një personi janë gjetur të martën, më 13 tetor 2026, në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, gjatë një operacioni të institucioneve përgjegjëse për zbardhjen...

Më shumëDetails

Rashiqi aprovon nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Rashiqi aprovon nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
14/10/2026 - 10:52

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ishte sot në mbledhjen e Qeverisë. Megjithatë, Rashiq i tha Gazetës Express se vendimi për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë