Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

14/10/2026 - 11:39
në Pa kategori
A A
Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, nuk ka treguar për afatet kohore lidhur me këtë strategji, por sipas tij e rëndësishme është që puna të fillojë.

Ai po ashtu nuk ka treguar për përbërjen e këtij grupi, duke e thënë atë që tashmë është bërë e ditur, se kryesues do të jetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

“Qeveria është përkushtuar që të themelojë një strategji. Në krye të grupit do të jetë zv/kryeministri Glauk Konjufca, në mënyrë që ne të mbrojmë udhëheqësit tanë të luftës së gjenden në Hagë. Ne vetëm kemi themeluar Grupin Punues, do të ketë edhe përfaqësim institucional dhe parlamentar.

Do të bashkërendohet mbështetja juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim, konkretizohet zotimi që kemi dhënë disa herë me mjetet që ne si qeveri kemi ne dispozicion, që të angazhohemi për drejtësi dhe mbrojtjen e të vërtetës historike.

Afatet kohore se kur do të realizohet strategjia, varen prej shumë faktorëve. Për ne është e rëndësishme që të fillojë, të trajtohet në radhë të parë, të mos bëjmë gabime të mundshme siç i kemi parë, që të ngutemi.” – u shpreh Hoti në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit.

Sipas tij, vendimi dënues ndaj katërshes është i padrejtë, duke theksuar se lufta është bërë për mbrojtjen e popullit dhe në asnjë rrethanë UÇK s’mund të gjykohet.

“Ne kemi thënë qëndrime tona disa herë publikisht, që për ne është edhe juridikisht, edhe moralisht, i padrejtë një vendim i tillë që është dhënë para një muaji në Gjykatën Speciale. Edhe është i pasaktë historikisht, sepse UÇK rrjedh nga populloi i saj, si derivat për mbrojtjen e populli të Kosovës dhe në asnjë rrethanë, asnjë gjykatë, nuk mund të gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”

JU REKOMANDOJMË

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit
14/10/2026 - 12:37

Gani Geci, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për kanosje të gazetarit dhe drejtuesit të “Vox Kosova,” Lirim Mehmetaj. Në kërkesën e...

Më shumëDetails

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO
14/10/2026 - 12:27

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe...

Më shumëDetails

Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës

Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës
14/10/2026 - 12:10

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me naftën ruse, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë mund të sjellë të ardhura...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij
14/10/2026 - 11:49

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit. Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar...

Më shumëDetails

Ernest Luma padit RTK-në: Më larguan nga puna për sarkazmë ndaj zhvillimeve politike, si në kohën e Millosheviqit

Ernest Luma padit RTK-në: Më larguan nga puna për sarkazmë ndaj zhvillimeve politike, si në kohën e Millosheviqit
14/10/2026 - 11:30

Ernest Luma njoftoi se e ka paditur Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës, të cilin e konsideron të padrejtë....

Më shumëDetails

Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?

Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?
14/10/2026 - 11:25

Qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë