Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ishte sot në mbledhjen e Qeverisë.
Megjithatë, Rashiq i tha Gazetës Express se vendimi për themelimin e një grupi punues për hartimin e një strategjie për korrigjimin e dënimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bë edhe me aprovimin e tij.
“Unë nuk isha në mbledhje. Jam në udhëtim. Por e kanë miratuar besoj”, tha ai.
I pyetur nëse zëvendësministri e ka pasur miratimin e tij për të votuar pro këtij vendimi, Rashiq tha: “Po, besoj që po”.













