Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

14/10/2026 - 18:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje të shumta në institucionin privat shëndetësor “Laboratori Diagnostika Lab” në Vushtrri.

Sipas raportit të siguruar nga Veriu.info, gjatë kontrollit në laboratorin “Diagnostika Lab” nuk ishte i pranishëm biokimisti Dr. Behram Barja, themelues i këtij institucioni privat shëndetësor.

Bazuar në gjetjet e evidentuara, Inspektorati Shëndetësor ka vendosur ndalesa për ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore në laboratorin “Diagnostika Lab”, në pronësi të Behram Barjës.

Konstatimet e raportit me gjetjet në “Diagnostika Lab”:

  1. Gjatë kohës së inspektimit në IPSH “Diagnostika Lab” nuk ishte prezent biokimisti Dr. Behram Barja.
  2. “Diagnostika Lab” gjatë kohës së inspektimit ka ofruar shërbime shëndetësore pa prezencën e biokimistit.
  3. Institucioni Privat Shëndetësor “Diagnostika Lab” – laborator mjekësor biokimik hematologjik, ka ofruar shërbime shëndetësore laboratorike mikrobiologjike, pa staf të licencuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të institucioneve private shëndetësore, të Ministrisë së Shëndetësisë (gjeni të bashkëngjitur foton), në kundërshtim me nenin 42, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi.
  4. Gjatë inspektimit, në prezencë të inspektoratit, raportet e analizave laboratorike biokimike hematologjike të pacientëve lëshohen me vulë pa prezencën e biokimistit.
  5. Gjatë inspektimit, konstatuam se në Institucionin Privat Shëndetësor “Diagnostika Lab”, laborator mjekësor biokimik hematologjik, ofrohej shërbim laboratorik biokimik hematologjik pa praninë e specialistit të Biokimisë Klinike.
  6. Gjatë kohës së inspektimit, institucioni privat shëndetësor “Diagnostika Lab” ofron shërbime të transfuzionit (grupe të gjakut) pa staf të lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë.
  7. Gjatë kohës së inspektimit, Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se BSc. i Biokimisë Klinike, Blerim Barja, ka përdorur faksimil të vetëkrijuar, pa miratim nga odat e profesionistëve shëndetësorë, veprim ky në kundërshtim me rregullat profesionale dhe ligjet në fuqi.

Për shkak të këtyre shkeljeve ligjore, Inspektorati Shëndetësor ia ka ndaluar këtij laboratori ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore:

  • Institucioni Privat Shëndetësor “Diagnostika Lab”, i ndalohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore laboratorike pa prezencën e biokimistit.
  • Ndalohet ofrimi i përdorimit të faksimileve, pa miratimin nga odat e profesionistëve shëndetësorë.
  • Institucioni Privat Shëndetësor “Diagnostika Lab”, i ndalohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore mikrobiologjike pa prezencën e mikrobiologut.
  • Ndalohen të gjitha shërbimet e palajmëruara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë (grupet e gjakut, mikrobiologji).

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e “Diagnostika LAB” lidhje me këtë raport inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor.

“Lidhur me çështjen në fjalë, Laboratori ynë i ka paraqitur sqarimet përkatëse pranë organit kompetent, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe vazhdon të veprojë në përputhje me udhëzimet e pranuara. Sa u përket detajeve të tjera, nuk kemi komente shtesë për të ndarë. Ky është qëndrimi zyrtar i Laboratorit lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e shkurt të “Diagnostika LAB”.

Foto: Dr. Behram Barja - pronar i "Diagnostika Lab" - Vushtrri
Foto: Dr. Behram Barja – pronar i “Diagnostika Lab” – Vushtrri

LEXONI EDHE:

Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

 

 

 

Tags: Behram BarjaDiagnostika LabLaboratoriVushtrri

JU REKOMANDOJMË

Tirana në kaos, tetë orë protestë – përplasje me policinë dhe dëme materiale

Tirana në kaos, tetë orë protestë – përplasje me policinë dhe dëme materiale
14/10/2026 - 19:54

Top Channel/ Tetë orë protestë e dhunshme, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale në Tiranë. Protestuesit u zhvendosën nga njëra pikë e kryeqytetit në tjetrën, duke...

Më shumëDetails

Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

Draft statuti i asociacionit – Haziri: Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në proces
14/10/2026 - 19:45

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka treguar detaje nga takimet që partia e tij i kishte...

Më shumëDetails

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrin i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh
14/10/2026 - 19:27

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, e ka përshëndetur formimin e grupit punues për çështjen e Gjykatës Speciale, duke shprehur shpresën se...

Më shumëDetails

Qelaj: Kanë qenë dy kamera te vendi ku kam bisedu me zotin Thaçi, është xhiru biseda, jam ndjerë i ofenduar

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
14/10/2026 - 18:54

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka qenë i ftuar në T7. Ai ka treguar sesi kur ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së është regjistruar çdo bisedë e...

Më shumëDetails

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”
14/10/2026 - 18:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke...

Më shumëDetails

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore
14/10/2026 - 18:12

Vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit iu caktua një muaj paraburgim ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë