Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

15/10/2026 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027, ndërsa fillimisht do të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se kur do të ndahen mjetet financiare, Kurti tha se fillimisht duhet të përcaktohen vizioni, mekanizmat dhe masat e strategjisë, e më pas kostot për zbatimin e saj.

“Që ta votojmë në mbledhjet e qeverisë, buxhetin për vitin 2027. Do të bëjmë këtë, dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për 4 ish-krekrve tw UCK-se. Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore, dhe më pastaj kostot; një herë vihet ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmave e vizionit. Së dyti, duhet t’ia lëmë punën këtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. Tash unë nuk mund të bëhem zëdhënës paraqitues i punës që do të bëjë grupi punues”, tha Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se Qeveria ka themeluar grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas Kurtit, grupi do të ketë për detyrë të ofrojë mbështetje juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe të bashkërendojë veprimet diplomatike për dokumentimin dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Me vendimin e qeverisë dje, themeluam grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e kësaj strategjie, të kryesuar nga zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme dhe diasporës, zotëri Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe bashkërendimin e veprimeve diplomatike për dokumentimin e mbrojtjen dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës. Grupi do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik juridik dhe gjyqësor, përfshirë atë gjykimet e tribunalit ndërkombëtar penal të Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Kurti ka theksuar se dokumentacioni do të shërbejë si bazë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse dhe për komunikimin ndërkombëtar, ndërsa strategjinë e ka cilësuar si angazhim gjithëinstitucional dhe mbipartiak.

“Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes mbrojtës dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm të mbështetur në fakte dhe argumente. Këtë proces e kemi konceptuar si angazhim gjithë-institucional dhe mbi-partiak, ushtria çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare e popullit janë trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësia për mbrojtjen e të vërtetës së saj shkon përtej mandateve të qeverisëse dhe dallimeve partiake. Prandaj, grupi punues është ngarkuar që ta përgatisë propozimin fillestar të strategjisë, me masa prioritare institucionale përgjegjëse dhe afate të zbatimit”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Dokumenti i Qeverisë për Specialen në Hagë, ja çfarë përfshin strategjia për Apelin

Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
15/10/2026 - 14:00

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që të themelohet Grupi Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit...

Më shumëDetails

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale
15/10/2026 - 13:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për Gjykatën Speciale. Ai tha se i ka...

Më shumëDetails

Haradinaj i reagon Salih Zybës: I ke bo këto punë vetë, ke përgjakë policë

Haradinaj i reagon Salih Zybës: I ke bo këto punë vetë, ke përgjakë policë
15/10/2026 - 13:54

Deputeti i VV’së, Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme të Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë: Përplasje me policinë dhe zjarrvënie

Protesta në Tiranë: Përplasje me policinë dhe zjarrvënie
15/10/2026 - 13:48

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë vijon e përshkallëzuar, me incidente të regjistruara në disa zona të kryeqytetit, ku janë bllokuar disa nga rrugët kryesore. Protestuesit u...

Më shumëDetails

Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës

Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës
15/10/2026 - 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si zgjidhjen e...

Më shumëDetails

Situatë e tensionuar edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë

Situatë e tensionuar edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë
15/10/2026 - 13:28

Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë. Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë