Deputeti i VV’së, Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme të Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.
Lidhur me këtë, në një lidhje direkte në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka thënë se Salih Zyba ka ‘’përgjakë policë vetë’’.
‘’Ai Salih Zyba ka përgjak policë e ka bo vetë, është një prej atyne që ka bo vetë asi. Salih Zyba i ka bo në veprim’’, ka thënë ai mes tjerash.













