Gecaj e vlerësoi këtë vizitë si të rëndësishme për agjendat e sigurisë në Kosovë, duke vënë në pah nevojën për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve vendore dhe mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë.
“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për sa i përket agjendave të sigurisë në Kosovë. Vitet e fundit, ne e dimë se kemi pasur problem në kuptimin politik të një koordinimi mes institucioneve tona të sigurisë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh Gecaj.
Sipas tij, kjo vizitë e konfirmon se Kosova duhet ta bëjë një koordinim shumë më të mirë në ruajtjen e kufijve, sidomos kufijtë të cilët na ndajnë me Serbinë e cila, sipas tij, “përherë ka shfaq agresivitet dhe ende nuk ka heq dorë nga kjo”.














