Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dekretim apo kthim në Kuvend? PDK pritet të deklarohet sot për Ligjin për Specialen

21/10/2026 - 12:08
në Kryesore, Lajme
A A
Dekretim apo kthim në Kuvend? PDK pritet të deklarohet sot për Ligjin për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale nuk ka zgjidhur gjithçka. Ky ligj i ri po qëndron në tryezën e presidentes Justina Shiroka-Pula, e cila duhet të marrë një vendim: ta dekretojë apo ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim. Sipas disa njohësve të normave juridike, ligji ka disa të meta. PDK sot pritet të deklarohet.

Nga një natë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit, mbrëmjen e 6 tetorit deputetët miratuan disa ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Me atë rast, u shmang edhe zgjatja e krizës gati dyvjeçare, pasi zgjedhja e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula në mesnatën mes 6 dhe 7 tetorit e shpëtoi vendin nga zgjedhjet e reja, që do të ishin të katërtat në dy vjet.

Zgjedhja e Presidentes dhe mundësia e fundit që kjo përbërje e Kuvendit ta miratonte përfundimisht atë projektligjin që parasheh ndryshime në ligjin për atë që njihet si Gjykata Speciale,, ishin dy procese, fati i të cilave pashmangshëm do të varej nga njëri-tjetri në fund të asaj dite.

Presidentes së re, Kuvendi ia dërgoi më 15 tetor për dekretim ligjin e ri për Specialen, i cili u miratua me 88 votat e deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte iniciuar ndryshimin e ligjit për Specialen mes protestave të përnatshme në sheshin kryesor të Prishtinës që prej 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale i shpalli fajtorë katër ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan në shkallë të parë për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Gazeta Express merr vesh se PDK-ja tani i ka kërkuar Presidentes të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim nga deputetët.

Sipas një burimi me njohuri për këto zhvillime, Shiroka-Pula i ka kërkuar partisë më të madhe opozitare që të bëjë kërkesë zyrtare për mosdekretimin e këtij ligji. Në të kundërtën, sipas këtij burimi, nëse një kërkesë e tillë nuk dërgohet në Presidencë deri të enjten, ajo do ta dekretojë ligjin.

PDK sot do të mbajë një konferencë për media. Ligji pritet të jetë një nga temat.

Sipas disa njohësve të normave juridike, ky ligj ka disa të meta.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha mbrëmë se është evidente që ligji “ka probleme të cilat kanë nevoje per adresim”.

“Vendim i drejtë nga Presidentja nese ligjin ia kthen Kuvendit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Miftaraj tha se Qeveria duhet të vihet në kontakt me Bashkimin Europian për t’u konsultuar për këtë ligj.

BE-ja tha se e mbështet punën e Speciales dhe se mandati dhe pavarësia e kësaj gjykate dhe Prokurorisë së Specializuar në Hagë “duhet të respektohen plotësisht”.

Kosovës iu kërkua që “t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe angazhimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

PDK-ja, ndërkaq, ka thënë se me këto ndryshime në ligj, Kosova “nuk po shkel asnjë nga detyrimet” në raport me BE-në dhe i kanë kërkuar Brukselit të shqetësohet për “drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit”.

Projektligji i propozuar nga PDK-ja kërkon që juridiksioni i Gjykatës Speciale të kufizohet te veprat penale të përmendura në një raport të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili trajtonte, ndër të tjera, pretendimet për trafikim organesh pas luftës në Kosovë.

Ai parasheh, ndër tjerash edhe ndryshimin e periudhës kohore që mbulon Specialja: nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, në periudhën nga 1 korriku i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2000.

Ky propozim kërkon edhe ndryshime lidhur me juridiksionin territorial, duke e kufizuar në veprat që mund të jenë kryer brenda territorit të Kosovës.

Ndryshimet parashohin edhe procedura të përshpejtuara për verifikimin e juridiksionit dhe kërkohet që palët të mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, ndër të tjerash.

JU REKOMANDOJMË

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte punëtori i “Po Petrol Fariz” që punonte për Faruk Mazrek në organizimin e transportit, dërgoi autobotat për modifikim në Han të Elezit

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte punëtori i “Po Petrol Fariz” që punonte për Faruk Mazrek në organizimin e transportit, dërgoi autobotat për modifikim në Han të Elezit
21/10/2026 - 13:04

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Rama “godet’ Lumir Abdixhikun: Tri herë dole i treti, një njeri normal duhet me lëshu rend

Rama “godet’ Lumir Abdixhikun: Tri herë dole i treti, një njeri normal duhet me lëshu rend
21/10/2026 - 12:51

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Për LDK-në, ai ka thënë se është...

Më shumëDetails

SPERTK kërkon trajtim të barabartë për punëtorët e RTK-së, pagesën e pagës së 13-të

SPERTK kërkon trajtim të barabartë për punëtorët e RTK-së, pagesën e pagës së 13-të
21/10/2026 - 12:36

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK0 i ka bërë thirrje Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta trajtojë me prioritet çështjen e përfshirjes së punëtorëve të Radio...

Më shumëDetails

“Askush nuk guxon të thotë jo”, REL: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi

“Askush nuk guxon të thotë jo”, REL: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
21/10/2026 - 12:23

“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion , jo me vullnetin tim të lirë”. Kështu e nis rrëfimin e saj një qytetare nga Kosova, e punësuar në një...

Më shumëDetails

“Dhunë e orkestruar”, Rama takim me drejtuesit e bankave: Kjo e sotmja s’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës, as në 1997-ën nuk u sulmua Banka e Shqipërisë

“Dhunë e orkestruar”, Rama takim me drejtuesit e bankave: Kjo e sotmja s’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës, as në 1997-ën nuk u sulmua Banka e Shqipërisë
21/10/2026 - 12:19

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e bankave në godinën e Bankës së Shqipërisë, në një moment kur degët e ndryshme nëpër Tiranë kanë rënë pre...

Më shumëDetails

Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”

Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”
21/10/2026 - 12:00

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka korrigjuar shkrimin e një amendamenti të sjellë nga Qeveria në Komisionin Parlamentar për disa fjalë të caktuara. “Komplet fjalia duhet të jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë