Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte punëtori i “Po Petrol Fariz” që punonte për Faruk Mazrek në organizimin e transportit, dërgoi autobotat për modifikim në Han të Elezit

21/10/2026 - 13:04
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte punëtori i “Po Petrol Fariz” që punonte për Faruk Mazrek në organizimin e transportit, dërgoi autobotat për modifikim në Han të Elezit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave: Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Dashnim Miftari, Nisret Bajraktari, Skender Kelmendi, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar aktakuzën e plotë lidhur me këtë rast.

Sipas aktakuzës i pandehuri Muhamet Mazrek ka pasur rolin e tij në menaxhimin dhe organizimin e transportimit të derivateve të naftës në periudhën kohore janar 2021 – dhjetor 2025, duke qenë në dijeni të plotë që mjetet transportuese bartin ujë në vend të derivateve, duke vepruar në atë mënyrë që ka dërguar mjetet transportuese/autobotat për modifikim në një punëtori pa mbishkrim në komunën e Hanit të Elezit në të cilën kryhej ndërhyrja postfabrikore nga i pandehuri, Gazmen Quni, saldues.

I njëjti, pra Muhamet Mazrek, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale ka mbajtur kontakte me persona të ndryshëm në Shqipëri dhe pranuar para në dorë (cash) në Shqipëri në emër të të pandehurit Faruk Mazrek në shkurt 2022 duke qenë punonjës i “Po Petrol Fariz”.

Mazrek i ka dhënë këtij biznesi 100 mijë euro para të gatshme si “hua” pa interes, të cilat i janë kthyer 25 shkurt 2022 nga kredia bankare e i distribuar po atë ditë dhe janë tërhequr menjëherë në para të gatshme.

I njëjti sipas dosjes së Prokurorisë ka pasur edhe rolin e vozitësit në transportimin e derivateve të naftës që janë deklaruar në Doganën e Kosovës ku u konstatuan ndërhyrjet postfabrikore.

Ai ka mbikqyrur lokacionin në Vorë/Qarku Tiranë vendi ku ndërrohen mjetet transportuese/autobotat dhe merreshin autobotat që kishin një pjesë ujë dhe një pjesë derivat e që deklarohen të tëra si importe të naftës në Doganën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Rama “godet’ Lumir Abdixhikun: Tri herë dole i treti, një njeri normal duhet me lëshu rend

Rama “godet’ Lumir Abdixhikun: Tri herë dole i treti, një njeri normal duhet me lëshu rend
21/10/2026 - 12:51

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Për LDK-në, ai ka thënë se është...

Më shumëDetails

SPERTK kërkon trajtim të barabartë për punëtorët e RTK-së, pagesën e pagës së 13-të

SPERTK kërkon trajtim të barabartë për punëtorët e RTK-së, pagesën e pagës së 13-të
21/10/2026 - 12:36

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK0 i ka bërë thirrje Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta trajtojë me prioritet çështjen e përfshirjes së punëtorëve të Radio...

Më shumëDetails

“Askush nuk guxon të thotë jo”, REL: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi

“Askush nuk guxon të thotë jo”, REL: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
21/10/2026 - 12:23

“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion , jo me vullnetin tim të lirë”. Kështu e nis rrëfimin e saj një qytetare nga Kosova, e punësuar në një...

Më shumëDetails

“Dhunë e orkestruar”, Rama takim me drejtuesit e bankave: Kjo e sotmja s’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës, as në 1997-ën nuk u sulmua Banka e Shqipërisë

“Dhunë e orkestruar”, Rama takim me drejtuesit e bankave: Kjo e sotmja s’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës, as në 1997-ën nuk u sulmua Banka e Shqipërisë
21/10/2026 - 12:19

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e bankave në godinën e Bankës së Shqipërisë, në një moment kur degët e ndryshme nëpër Tiranë kanë rënë pre...

Më shumëDetails

Dekretim apo kthim në Kuvend? PDK pritet të deklarohet sot për Ligjin për Specialen

Dekretim apo kthim në Kuvend? PDK pritet të deklarohet sot për Ligjin për Specialen
21/10/2026 - 12:08

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale nuk ka zgjidhur gjithçka. Ky ligj i ri po qëndron në tryezën e presidentes Justina Shiroka-Pula, e cila duhet të...

Më shumëDetails

Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”

Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”
21/10/2026 - 12:00

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka korrigjuar shkrimin e një amendamenti të sjellë nga Qeveria në Komisionin Parlamentar për disa fjalë të caktuara. “Komplet fjalia duhet të jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë