Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale

23/10/2026 - 12:47
në Lajme
A A
“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një nga studentët e Mjekësisë në Tiranë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Studenti, i cili mbante një maskë kirurgjikale, e hoqi atë përpara kamerave gjatë protestës para Kryeministrisë dhe, duke iu referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, deklaroi: “Jam ky këtu”, raportoi të premten “TCH”.

Sinoymeri kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur publikisht, duke theksuar se është student i Universitetit të Mjekësisë Tiranës dhe se ka mesatare 10.

“Jam një nga të arrestuarit, jam student i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Nuk e di çfarë legjendash shpik ky. Meqë na ka quajtur organizata Antifa, dua të tregoj notat, me mesatare 10”, tha ai.

20-vjeçari tregoi gjithashtu se ishte shoqëruar në polici të martën e kaluar, ku, sipas tij, u mbajt për rreth 7 orë e gjysmë dhe më pas u lirua.

Ndryshe, Edi Rama ka publikuar një listë të disa personave të arrestuar gjatë protestës, për të cilët pretendon se nuk janë studentë dhe nuk kanë lidhje me universitetet.

Lista e Edi Ramës:

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
23/10/2026 - 13:39

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e...

Më shumëDetails

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës
23/10/2026 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja
23/10/2026 - 13:03

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndryshojë asnjë dispozitë të një ligji që Presidentja e ka...

Më shumëDetails

Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë

Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë
23/10/2026 - 12:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas raportimeve lidhur me vdekjen e një pacienteje...

Më shumëDetails

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare
23/10/2026 - 12:23

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke vlerësuar...

Më shumëDetails

Policët e rënë në krye të detyrës nderohen me lojëra sportive tradicionale në Gjakovë

Policët e rënë në krye të detyrës nderohen me lojëra sportive tradicionale në Gjakovë
23/10/2026 - 11:56

Sindikata e Policisë së Kosovës ka organizuar sot, më 23 tetor, Lojërat Sportive Tradicionale në Qendrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, në nderim dhe përkujtim të zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë