Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë

23/10/2026 - 12:58
në Lajme
A A
Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas raportimeve lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer.

Kërkesa synon që rasti të trajtohet në Kuvend, ndërsa procedurat parlamentare përcaktojnë hapat që duhet të ndiqen deri në caktimin e datës së seancës.

Sipas procedurës parlamentare, kërkesa e dorëzuar te kryetarja e Kuvendit do t’i përcillet më tej Ministrisë dhe Qeverisë, për t’u kthyer më pas në Kuvend, ku Kryesia do të vendosë për datën e mbajtjes së seancës.

Sipas Rregullores së Kuvendit, mocioni për interpelancë i dorëzohet kryetarit të Kuvendit. Më tej, rregullorja përcakton se kryetari, brenda dy ditësh nga pranimi i kërkesës për interpelancë, ia përcjell atë kryeministrit. Ky i fundit është i obliguar ta shqyrtojë mocionin dhe t’i përgjigjet Kuvendit brenda shtatë ditësh.

Në Rregulloren e Kuvendit përcaktohet edhe mënyra e trajtimit të interpelancës në seancë plenare:

“Interpelanca vihet në rendin e ditës të seancës plenare në afat prej shtatë (7) ditësh, pasi të merret përgjigjja nga Qeveria. Nëse Qeveria, brenda afatit të paraparë në paragrafin 5 të këtij neni, nuk e dërgon përgjigjen për interpelancën, ajo vihet si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës plenare që është në zhvillim. Nëse Kuvendi nuk është duke mbajtur seancë, ajo vihet si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së radhës. Kuvendi nuk mund ta refuzojë vënien e interpelancës në rendin e ditës, përveç në rast se ajo nuk i plotëson kushtet formale sipas paragrafit 4 të këtij neni”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
23/10/2026 - 13:39

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e...

Më shumëDetails

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës
23/10/2026 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja
23/10/2026 - 13:03

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndryshojë asnjë dispozitë të një ligji që Presidentja e ka...

Më shumëDetails

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale
23/10/2026 - 12:47

Një nga studentët e Mjekësisë në Tiranë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet...

Më shumëDetails

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare
23/10/2026 - 12:23

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke vlerësuar...

Më shumëDetails

Policët e rënë në krye të detyrës nderohen me lojëra sportive tradicionale në Gjakovë

Policët e rënë në krye të detyrës nderohen me lojëra sportive tradicionale në Gjakovë
23/10/2026 - 11:56

Sindikata e Policisë së Kosovës ka organizuar sot, më 23 tetor, Lojërat Sportive Tradicionale në Qendrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, në nderim dhe përkujtim të zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë