Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri për rikthimin e ligjit për Specialen: I dëmshëm për kauzën e luftës për liri

23/10/2026 - 16:23
në Lajme
A A
Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar rikthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se një veprim i tillë dëmton kauzën e luftës për liri.

Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca e sheh këtë hap si të papranueshëm. Ai gjithashtu ka shprehur habi për mosreagimin e Qeverisë për dy javë, ndonëse, sipas tij, ligji gjatë kësaj periudhe kishte qenë në shqyrtim në Qeveri.

“Rikthimin e ligjit në Kuvend, si Aleancë, e kemi parë si një veprim jashtëzakonisht të dëmshëm dhe jo serioz, i cili në esencë për ne e ka dëmtuar kauzën. Për më shumë, jemi të habitur se si Qeveria po lëshon lot krokodili, gjoja se u gjet një gabim, derisa dy javë e ka pasur në Qeveri dhe s’ka dhënë asnjë koment”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se Aleanca nuk do ta lejojë, siç është shprehur, dëmtimin e kauzës së luftës për liri, duke nënvizuar se në Hagë mbrohet e vërteta dhe jo partitë politike.

“Për Aleancën është akt i papranueshëm dhe do të shohim si do të rrjedhë. Për ne, në Hagë mbrohet tregimi për liri, nuk mbrohen partitë, mbrohet e vërteta jonë. Nuk do ta lejojmë dëmtimin e kauzës së luftës për liri”, ka thënë ai.

Deputeti ka shtuar se Aleanca ende nuk e di se çfarë do të ndryshohet në ligj, pasi, sipas tij, ende nuk e kanë parë letrën kthyese të presidentes. “Ne ende nuk dimë se çka do të ndryshohet, ende nuk e kemi parë letrën kthyese të presidentes”, ka përfunduar Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ja çka do të diskutohet

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ja çka do të diskutohet
23/10/2026 - 17:22

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 26 tetor, në orën 11:00. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, mbledhja do...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr
23/10/2026 - 17:08

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh, duke...

Më shumëDetails

Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve

Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve
23/10/2026 - 16:39

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është...

Më shumëDetails

Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara
23/10/2026 - 16:29

Një tjetër skandal i rëndë në sektorin e shëndetësisë private në Kosovë është zbuluar nga Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kapur në flagrancë Institucionin Privat Shëndetësor (IPSH) Ambulanca...

Më shumëDetails

Kurti mesazh ushtarëve: Emri i kryekomandantit Adem Jashari, të jetë kujtesë se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë
23/10/2026 - 16:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 515 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në...

Më shumëDetails

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”
23/10/2026 - 16:12

PDK ka njoftuar dje se “Grupi Parlamentar” i saj, dje përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë