Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lokali 300 mijë euro, dy shtëpitë e deklaruara me 150 euro dhe vetura e re me kredi: Pasuria e prokurores së pezulluar Arlinda Nallbani Gacaferri

30/10/2026 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Lokali 300 mijë euro, dy shtëpitë e deklaruara me 150 euro dhe vetura e re me kredi: Pasuria e prokurores së pezulluar Arlinda Nallbani Gacaferri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arlinda Nallbani Gacaferri, prokurorja e pezulluar e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka deklaruar një lokal tregtar prej 32 metrash katrorë, të vlerësuar në 300 mijë euro, në të cilin ka 1/3 e pronësisë si trashëgimtare e babait të saj të ndjerë. Formulari nuk sqaron nëse kjo vlerë i referohet të gjithë lokalit apo vetëm pjesës së saj takuese. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026 figurojnë edhe dy shtëpi me sipërfaqe të përgjithshme prej 583 metrash katrorë, të cilat janë vlerësuar së bashku në vetëm 150 euro. Familja ka deklaruar gjithashtu një banesë prej 65 mijë eurosh, një veturë Kia të blerë me kredi dhe një Volkswagen në pronësi të bashkëshortit. Në formular janë përfshirë edhe të hyrat vjetore të familjes, dy detyrime financiare aktive dhe kursimet e fëmijëve në bankë.

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për pezullimin nga detyra të prokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani Gacaferri, regjistri i pasurisë së dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) për vitin 2026 paraqet të dhënat zyrtare të pasurive dhe detyrimeve financiare të familjes.

Sipas formularit të dorëzuar më 25 mars 2026, pasuritë e paluajtshme të deklaruara përfshijnë një lokal tregtar me sipërfaqe 32 metra katrorë, të vlerësuar në 300 mijë euro. Sipas deklarimit, lokali është trashëguar në vitin 2016 nga babai i ndjerë i prokurores, ndërsa Arlinda Nallbani Gacaferri figuron si njëra nga trashëgimtaret, me pjesëmarrje pronësore prej 1/3. Pra, ajo nuk figuron si pronare e vetme e lokalit, por si bashkëpronare me një të tretën e tij. Formulari nuk sqaron nëse vlera prej 300 mijë eurosh i referohet të gjithë lokalit apo vetëm pjesës së saj takuese.

Në deklaratë figurojnë edhe dy shtëpi familjare: një shtëpi prej 333 metrash katrorë, ku parcela është trashëguar nga babai i bashkëshortit në vitin 2014, e vlerësuar në 100 euro; si dhe një shtëpi tjetër prej 250 metrash katrorë, e vlerësuar në 50 euro, ku gjysmën e pronësisë e ka trashëguar vetë prokurorja nga babai i saj në vitin 2021. Pjesë e pasurive të paluajtshme është edhe një banesë prej 55 metrash katrorë në pronësi të bashkëshortit, e blerë në vitin 2024 për 65 mijë euro, e financuar përmes shitjes së një banese tjetër në Shëngjin dhe huamarrjes.

Në seksionin e pasurive të luajtshme, prokurorja ka deklaruar një veturë të tipit Kia, të blerë në vitin 2025 në vlerë prej 26 mijë e 900 eurosh përmes kredisë bankare. Ndërkohë, bashkëshorti zotëron një veturë Volkswagen, të blerë në vitin 2020 me para të gatshme, në vlerë prej 9 mijë e 900 eurosh.

Për sa u përket të hyrave vjetore, Arlinda Nallbani Gacaferri ka deklaruar një pagë neto prej 21 mijë e 985 eurosh e 12 centësh nga Buxheti i Kosovës. Bashkëshorti ka deklaruar 10 mijë e 200 euro të hyra vjetore nga paga. Fëmijët që jetojnë në bashkësi familjare kanë deklaruar të ardhura nga puna në KFOR-in italian, përkatësisht 1 mijë e 167 euro pagë bruto dhe 3 mijë e 104 euro për orë shtesë. Ndërkaq, në Raiffeisen Bank Kosovo figurojnë 3 mijë e 337 euro e 84 centë kursime të depozituara nga pagat e fëmijëve.

Detyrimet financiare të deklaruara përfshijnë kredinë e prokurores në TEB SH.A., të marrë në qershor të vitit 2025 për blerjen e veturës Kia. Kredia ka vlerë fillestare prej 26 mijë e 900 eurosh, afat shlyerjeje prej 60 muajsh dhe detyrim të mbetur prej 23 mijë e 762 eurosh.

Detyrimi tjetër është huamarrja e bashkëshortit për blerjen e banesës, me vlerë fillestare prej 38 mijë eurosh dhe shumë të mbetur për shlyerje prej 32 mijë eurosh.

JU REKOMANDOJMË

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja
30/10/2026 - 17:35

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do...

Më shumëDetails

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal te Haxhiu: Të përfshihet femicidi…

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal te Haxhiu: Të përfshihet femicidi…
30/10/2026 - 17:28

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave, kanë takuar sot kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun. Në njoftim bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar se çfarë mund të bëjë...

Më shumëDetails

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, ja cili ishte fokusi i vizitës

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, ja cili ishte fokusi i vizitës
30/10/2026 - 17:13

Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), Gjenerali Alexus G. Grynkewich, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

“Dorëheqje”: Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës

“Dorëheqje”: Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës
30/10/2026 - 17:10

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj ministrie, Donika Gërvalla. “Dorëheqje”, thirrën protestuesit. Ndërkaq, Gërvalla në konferencën e sotme mohoi...

Më shumëDetails

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
30/10/2026 - 17:04

Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në...

Më shumëDetails

“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri’me lufte në Istog

“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri’me lufte në Istog
30/10/2026 - 17:00

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve, Zikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të cilët dyshohen për krime lufte në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë