Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

01/11/2026 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detaje të rënda janë zbuluar lidhur me tragjedinë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij rreth tre muajshe.

Sipas informacioneve të siguruara nga Reporteri, dyshohet se fillimisht 27-vjeçari e ka privuar nga jeta foshnjën e tij tre muajshe. Më pas, babai i tij dyshohet se e ka mbytur të birin.

Sipas burimeve të mediumit, 27-vjeçari dyshohet se është mbytur me litar nga babai i tij, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në përpjekje për ta mbrojtur foshnjën.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa mbetet të konfirmohen zyrtarisht detajet nga organet kompetente.

Sipas njoftimit të Policisë, më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, është pranuar informacioni për dy trupa të pajetë në një shtëpi në këtë fshat. Viktimat janë një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1999, dhe një foshnjë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, Policia dyshon se rasti ka ndodhur brenda familjes. Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar babai i viktimës, 65-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

JU REKOMANDOJMË

Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë

Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë
01/11/2026 - 18:14

Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës shërbente si kryetar i Kuvendit, ka shkruar një postim në...

Më shumëDetails

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
01/11/2026 - 17:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.Me këtë rast, Rama ka kujtuar figurën dhe...

Më shumëDetails

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
01/11/2026 - 17:18

Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e pestë të protestave të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestat po mbahen në...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
01/11/2026 - 16:54

Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme.Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën...

Më shumëDetails

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi
01/11/2026 - 16:43

Marko Kriçak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, është arrestuar të dielën në Beograd, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në pranga ka përfunduar edhe...

Më shumëDetails

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit
01/11/2026 - 16:26

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka refuzuar importin për në Kosovë të mbi 25 tonëve misër, por i ka ndaluar edhe shitjen e ushqimit për viça për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë