Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë

01/11/2026 - 18:14
në Lajme
A A
Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës shërbente si kryetar i Kuvendit, ka shkruar një postim në Facebook, duke treguar se ka përfunduar duke shtruar pllaka në Gjermani për shkak të, siç thotë vetë, mungesës së perspektivës në Kosovë.

Ai tha se s’po shkruan “për t’u viktimizuar, por për të treguar një të vërtetë që shumë shqiptarë e jetojnë në heshtje”.

“Kam kaluar rreth 25 vjet të jetës duke studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane. Kam shërbyer si imam, kam punuar këshilltar i Kryekuvendarit, kam vazhduar studimet në Psikoterapi dhe jam përpjekur të ndërtoj një jetë me dije e punë të ndershme. Por sot, në moshën 39-vjeçare, jam këtu, në Baushtellë, duke vendosur pllaka, duke bartur kova e duke punuar me duart e mia…”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Postimi i tij:

NË NJËRËN DORË DIPLOMAT, NË TJETRËN MJESTRINË ME LLAÇ!

Po ju shkruaj nga një Baushtellë ndërtimi në Gjermani.
Jo për t’u viktimizuar, por për të treguar një të vërtetë që shumë shqiptarë e jetojnë në heshtje.

Kam kaluar rreth 25 vjet të jetës duke studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane. Kam shërbyer si imam, kam punuar këshilltar i Kryekuvendarit, kam vazhduar studimet në Psikoterapi dhe jam përpjekur të ndërtoj një jetë me dije e punë të ndershme.

Por sot, në moshën 39-vjeçare, jam këtu, në Baushtellë, duke vendosur pllaka, duke bartur kova e duke punuar me duart e mia…

Jo sepse më vjen turp nga kjo punë. Përkundrazi!

Puna nuk e poshtëron njeriun. Por njeriun mund ta dërrmojë një jetë e tërë përpjekjesh pa siguri dhe pa asnjë perspektivë.

Kam konkurruar në rreth 60 vende pune në Kosovë. Kam trokitur në dyer institucionesh, kompanish dhe njerëzish me ndikim. Kam përjetuar refuzime, premtime të pambajtura dhe zhgënjime të njëpasnjëshme.

Kam punuar edhe për 500–600 euro, në kushte ku ndonjëherë mungonin edhe tualetet për punëtorët.

Nuk pretendoj se në çdo konkurs më është bërë padrejtësi. As se çdo dështim imi është faj i dikujt tjetër. Kam edhe unë përgjegjësinë time për vendimet që kam marrë…

Por a duhet që njeriu të mbetet pa shpresë vetëm pse nuk ka arritur të gjejë vendin e vet në tregun e punës?

Me katër fëmijë, me detyrime bankare dhe përgjegjësi familjare, erdhi një ditë kur nuk mund të prisja më.

Mora rrugën e mërgimit.

Dhe këtu, mes pluhurit, çimentos dhe lodhjes fizike, më është kthyer vazhdimisht një pyetje:

A thua çfarë duhet të bëjë më shumë një qytetar që të ketë mundësi të jetojë me dinjitet në vendin e vet?

Sot nuk po flas vetëm për veten.

Po mendoj për punëtorin që nuk ka sigurim.
Për të diplomuarin që dorëzon aplikimin e pesëdhjetë.
Për prindin që nuk di si ta paguajë këstin e ardhshëm.
Për nënën që pret fëmijën t’i kthehet nga mërgimi.
Për familjet që e kanë kthyer ndarjen në çmimin e mbijetesës ekonomike.

Dhe po pyes institucionet tona, qeveritë e djeshme dhe të sotme:

Ku është përgjegjësia ndaj këtyre njerëzve?

Sa të besueshme janë mundësitë për punësim? Sa mbrohen të drejtat e punëtorëve?
Sa funksionojnë institucionet për qytetarin e zakonshëm?

Ne shqiptarët kemi kaluar shumë dhunë, varfëri e padrejtësi gjatë historisë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të pajtohemi me çdo vështirësi të së tashmes.

Durimi është virtyt. Heshtja përballë padrejtësisë nuk është gjithmonë durim!

Nuk kërkoj që shteti të më japë punë pa meritë. Nuk kërkoj mëshirë.
Kërkoj që puna të vlejë, merita të ketë kuptim dhe qytetari të mos ketë nevojë për ndërmjetës politik për t’u dëgjuar.

Dhe mbi të gjitha, nuk dua që fëmijët tanë të rriten me bindjen se suksesi kërkohet patjetër jashtë Kosovës.

Sot këto duar që dikur shfletonin libra të filozofisë e teologjisë, mbajnë vegla ndërtimi.

Nuk e mohoj asnjërën pjesë të jetës sime.

Nuk jam bërë më pak i vlefshëm pse punoj në ndërtim. Por as vitet që ia kushtova dijes nuk i konsideroj të pavlefshme vetëm pse nuk arrita t’i kthej në mirëqenie ekonomike.

Unë ende e dua Kosovën. Ende dua të besoj në të.

Por dashuria ndaj atdheut nuk duhet të na ndalojë t’ia themi të vërtetat që na dhembin.

Sepse atdheu nuk është vetëm vendi për të cilin jemi të gatshëm të sakrifikojmë.

Atdheu duhet të jetë edhe vendi ku kemi mundësi të jetojmë, të punojmë dhe t’i rrisim fëmijët me dinjitet.

Këtë herë nuk po flas nga një foltore, nga një studio televizive apo nga një zyrë.

Po flas nga Baushtella.

Dhe ky është zëri im.

Drilon Gashi
Gjermani, 1 nëntor 2026

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
01/11/2026 - 17:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.Me këtë rast, Rama ka kujtuar figurën dhe...

Më shumëDetails

Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin
01/11/2026 - 17:20

Detaje të rënda janë zbuluar lidhur me tragjedinë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij rreth...

Më shumëDetails

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
01/11/2026 - 17:18

Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e pestë të protestave të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestat po mbahen në...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
01/11/2026 - 16:54

Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme.Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën...

Më shumëDetails

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi
01/11/2026 - 16:43

Marko Kriçak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, është arrestuar të dielën në Beograd, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në pranga ka përfunduar edhe...

Më shumëDetails

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit
01/11/2026 - 16:26

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka refuzuar importin për në Kosovë të mbi 25 tonëve misër, por i ka ndaluar edhe shitjen e ushqimit për viça për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë