Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.Me këtë rast, Rama ka kujtuar figurën dhe veprën e heroit, duke theksuar se Zahir Pajaziti ia kushtoi jetën atdheut dhe mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.
Ja postimi i tij:“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje.
Sot, në Orllan, nderuam ditëlindjen e Zahir Pajazitit, njeriut që jetën ia kushtoi atdheut dhe emrin ia la përjetësisë.
Llapi e Gollaku e mbajnë me krenari emrin e tij. Mbarë Kosova e ka në themelet e lirisë. Brezat që vijnë do ta kenë udhërrëfyes të guximit, dinjitetit dhe dashurisë për atdheun.
Përpara veprës së Zahirit, përgjegjësia jonë është e përhershme: ta forcojmë shtetin, ta ruajmë lirinë dhe t’i shërbejmë Kosovës me nder e përkushtim.
Urime ditëlindjen, Hero!
Lavdi e përjetshme Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve të kombit”, shkruan Rama.













