Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tjetër skandal në Serbi, BIA e Vuçiqit përgjonte ilegalisht prokurorinë atje me justifikim për spiunazh

01/11/2026 - 19:13
në Lajme
A A
Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) dyshohet se ka përgjuar në mënyrë të paligjshme prokurorë të Prokurorisë për Krim të Organizuar (JTOK), përfshirë edhe drejtuesin e saj, Mladen Nenadiq.

Sipas një hulumtimi të publikuar të dielën nga mediumi serb Radar, përgjimi ishte bërë me arsyetimin se prokurorët dyshohej se ishin të përfshirë në spiunazh. Megjithatë, sipas burimeve të këtij mediumi, arsyeja e vërtetë e mbikëqyrjes lidhej me hetimet për rastin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Sipas Radar, BIA kishte përgjuar telefonat e disa prokurorëve dhe kishte përcjellë edhe komunikimet e tyre elektronike. Kjo u kishte mundësuar zyrtarëve të agjencisë të merrnin informacione për takimet, veprimet dhe planet e prokurorisë në hetimet për rastin e njohur si “Nadstreshnica”.

Një burim i këtij mediumi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për arsye sigurie, ka thënë se përmes telefonave të prokurorëve të përgjuar ishin monitoruar edhe takimet brenda JTOK-ut.

“BIA në këtë mënyrë merrte informacione për atë që po bënin prokurorët në rastin Nadstreshnica, por jo vetëm kaq. Në këtë mënyrë dëgjonin edhe prokurorët e tjerë që ndodheshin në të njëjtat hapësira me kolegët e përgjuar. Kështu u përgjua edhe shefi i JTOK-ut, Mladen Nenadiq, i cili është në kontakt të përditshëm me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie”, ka deklaruar burimi.

Sipas artikullit, masat e mbikëqyrjes së fshehtë ndaj prokurorëve ishin vendosur fillimisht më 9 prill 2026 dhe më pas ishin vazhduar më 30 prill, 29 maj, 19 qershor dhe për herë të fundit më 7 tetor.

Drejtori i BIA-s, Vladimir Orliq, më 29 tetor kishte iniciuar ndërprerjen e plotë të këtyre masave. Megjithatë, sipas Radar, një pjesë e tyre ishte rikthyer për qëllime të tjera, që lidhen me kompetencat e agjencisë për përcjelljen e grupeve kriminale. Përgjimi i prokurorëve kishte vazhduar deri më 29 tetor.

Edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, kishte kërkuar hetim të plotë për mënyrën se si pajisjet ishin vendosur dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Mediumi shkruan se përgjimi i prokurorëve dhe zbulimi i pajisjeve në Fakultetin Juridik kanë ngritur dyshime për përdorimin e paligjshëm dhe pa dallim të masave të mbikëqyrjes nga institucionet e sigurisë gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
01/11/2026 - 19:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë ai ‘punët në kryeqytet’. Ai ka ngacmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje duke ironizuar me disa fraza të...

Më shumëDetails

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut
01/11/2026 - 19:45

Reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit në Tiranë, të cilët kanë vijuar tubimin dhe marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrësit kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë...

Më shumëDetails

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
01/11/2026 - 19:24

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën sot në fshatin Demiraj. Përmes një reagimi, Hyseni ka thënë se lajmi...

Më shumëDetails

Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës

Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
01/11/2026 - 18:55

Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjyqtarit, prokurorit, policit dhe avokatit, para se të marrin detyrën, të kalojnë së paku dy javë në...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt/ Nesër nis hetimi parlamentar – flet deputetja Rexhepi

Rasti i Arlinda Zekajt/ Nesër nis hetimi parlamentar – flet deputetja Rexhepi
01/11/2026 - 18:37

Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë nesër, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me...

Më shumëDetails

Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare

Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
01/11/2026 - 18:23

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur me mandatin dhe kompetencat e grupit punues për hartimin e strategjisë në mbështetje të ekipeve mbrojtëse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë